Zhvilluesi i aplikacioneve për sigurinë ushqimore, krijohet “portali” i të dhenave të EFSA

0
129

Një “portal zhvillues” i ri që përdor teknologjinë e programimit të aplikacioneve (API), bën që informacioni i EFSA të jetë më i arritshëm për zhvilluesit e programeve kompjuterike, duke u lejuar atyre të krijojnë aplikacione dhe mjete kreative të reja, për përdorim nga komuniteti i vlerësimit të sigurisë ushqimore ose konsumatorët.

EFSA ka zhvilluar disa sisteme të Teknologjisë së Iformacionit, bazat e të dhënave dhe mjetet e softuerit qysh që është themeluar në vitin 2002. Shkencëtarët e EFSA varen nga ky informacion dhe këto burime për të kryer vlerësime shkencore e për të dhënë këshilla shkencore mbi ushqimin, si dhe sigurinë e ushqimit në BE.

Të dhënat shkencore dhe burimet

Këto burime përfshijnë të dhënat që kemi mbledhur për sëmundjet që vijnë nga ushqimi, kimikatet në ushqim dhe konsumin e ushqimit dhe opinionet shkencore të botuara në Journal EFSA. Përveç kësaj, regjistri i mandateve të marra nga EFSA dhe katalogët e zhvilluar së bashku me Shtetet Anëtare, për të mbledhur dhe analizuar provat, do të jenë të ndërveprueshme.

Kjo shumëllojshmëri informacioni, tani është në dispozicion, duke përdorur standardet e softuerit API të përcaktuara mirë, duke lejuar krijimin e përdorimeve të reja, siç është demonstruar gjatë Hackathon EFSA të organizuar në vitin 2016. Disponueshmëria e katalogëve EFSA dhe terminologjitë e kontrolluara gjithashtu, mund të ndihmojnë në integrimin e burimeve të jashtme, si katalogët e shkencave taksonomitë dhe indekset e citimit.

Një version beta i portalit është tani në internet. Duhen vetëm disa minuta që zhvilluesit të regjistrohen dhe të fitojnë çelësat për 16 “thirrje” API (dmth një ndërveprim me një server që përdor një API). Në të ardhmen, zhvilluesit mund të ndajnë dhe të promovojnë aplikacionet e tyre në portalin dhe të na ndihmojnë të bëjmë ushqimin e Evropës të sigurt.

Marre nga efsa.eu

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here