Zepa Natyral, nismë të rrallë për analizen e Intolerancës Ushqimore, si mbulohen kostot dhe oferta falas për fëmijët 0-3 vjeç

0
193

Zepa Natyral, në një nismë të të rrallë, në bashkëpunim me laboratorin modern Intermedica, mbështet klientët e saj në kryerjen e analizave të intolerancës ndaj produkteve të bulmetit.

Marrëveshja, e nënshkruar mes Presidentit të Intermedica Z. Vasil Llajo dhe Kryetarit të Bordit të Zepa Natyral Z. Nikolin Jaka, parashikon rimbursimin nga këto dy kompani të 35% të kostos së analizës, për të gjithë konsumatorët që janë pajisur me kartën e klientët Zepa Natyral dhe për të gjithë fëmijët e tyre nga mosha 0-3 vjeç do të jetë analiza falas.

Çmimi total në ofertë është 7.500 Lekë
Zepa Natyral mbulon 25% = 1.875 Lekë
Intermedica mbulon 10% = 750 Lekë
Klienti mbulon 65 % = 4.875 Lekë
Kjo vlen për klientët që disponojnë kartën Zepa Natyral.

Për fëmijet e klienteve te Zepa Natyral, ne grupmoshat 0-3 vjec ne Ju ofrojme FALAS analizen per intolerancen ushqimore te produkteve te bulmetit. Për të gjithë klientët pas marrjes së analizave dhe nëse dilni intolerantë ndaj bulmetit, rekomandohet të konsumoni produktet e qumështit të dhisë të cilat sugjerohen për konsum në këtë rast. Me këtë nismë Zepa Natyral kërkon të dëshmojë se është jo vetëm e vendosur të ngrejë standardin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, por të tregojë edhe përgjegjësinë sociale ndaj qytetarëve, për të futur kulturën e të ushqyerit shëndetshëm, si dhe per te treguar që shendeti i konsumatorit është prioriteti më i madh për Zepa Natyral. Zepa Natyral është kompani elitare qe prodhon produktet më cilësore në Shqipëri për bulmetin dhe kjo pasi i kushton rëndësi gjithë ciklit që nga lënda e parë e deri tek produktet që ndodhen në rafte

Mos hezitoni të zbuloni se çfarë nuk i bën mirë organizmit tuaj!
Zepa Natyral mendon për shëndetin tuaj.
Ky është standardi ynë, jo vetëm i cilësisë por edhe përgjegjësisë sociale ndaj konsumatorëve.

Oferta zgjat deri në 31 dhjetor dhe i ftojmë qytetarët të aplikojnë për karte klienti pranë dyqaneve Zepa Shop në mënyrë që të përfitojnë në analizat e intolerancës ushqimore, një nga analizat me të shpeshta në industrinë laboratorike diagnostifikuese.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here