Vienna Economic Talk, Lazim Destani në përkrahje të forcimin të ekonomisë në Europën Juglindore – Foto

0
230

SHKUP – 21 MAJ 2019  – Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani, ka marrë pjesë në Konferencën e posaçme të Forumit Ekonomik të Vienës “Vienna Economic Talk – Perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raporton gazeta KOHA.

Kjo konferencë u mbajt nën organizimin e A1 Telekom Austria Group, në selinë e tyre në kryeqytetin austriak, Vienë. Krahas politikanëve tjerë të lartë dhe përfaqësuesve të shumë kompanive austriake me renome, në konferencë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë, Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Financave Dragan Tevdovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, si dhe Ministri i Ekomonisë, Koço Angjushev. Në këtë Forum, gjithashtu morën pjesë Presidenti i Forumit Ekonomik të Vienës Gunther Rabensteiner, Presidenti i A1 Telekom Austria Group Thomas Arnoldner, Eurokomisari Johanes Han, ambasadorë e diplomatë të shumtë, përfaqësues nga Banka Botërore si dhe përfaqësues të Rrjeteve të biznesit.

Bisedimet zyrtarisht u hapën nga Ambasadorja Dr.Elena Kirtcheva, Sekretare e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vienës. Dialogu u përqendrua tek motoja e organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Ekonomia takohet me politikën”, ku u përfshinë në diskutime disa industrialistë të nivelit të lartë.

“Unë kam besuar gjithmonë se rajoni i Ballkanit është një burim i pashfrytëzuar”, thotë Z.Destani. “Ne duhet të sigurojmë kushte të duhura për ta inkurajuar rritjen dhe zhvillimin e rajonit dhe këtë e shikoj si mënyrën më të përshtatshme për t’i mbajtur aty talentët tanë më të mirë, nga çdo sektor i shoqërisë. Kjo përfshin artet, biznesin dhe teknologjinë. Ne duhet të sjellim garanci se, ekzistojnë mundësitë që rinisë tonë t’i shmangim kurthet e “ikjes së trurit”, shpjegoi filantropi Destani, duke theksuar më tej se, “ky forum që përqendrohet tek ‘Perspektivat e Reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut’ është një projekt për llojin e bashkëpunimit e për diskutimet që ne duhet të kemi për t’ia arritur qëllimit. Fakti që në këtë Forum marrin pjesë së bashku Kryeministri dhe Ministri i Financave nga Maqedonia e Veriut si dhe Komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe për Zgjerim, demonstron rëndësinë e kësaj marrëdhënie për Europën në tërësi”.

Në këto bisedime ishin të pranishëm disa sektorë të industries, duke përfshirë gjigantët e fotografisë dhe teknologjisë Canon, prodhuesit industrial Siemens dhe manjatët e ndërtimit Bouygues.

Më pas, Z.Destani, në rrjetet e tij sociale, e ka përshëndetur këtë forum, duke e cilësuar si inkurajues dhe me shumë interes për biznesin dhe zhvillimin e rajonit.

“Forumi Ekonomik i Vjenës, një takim inkurajues
Më vjen mirë që dje pata rastin të jap kontributin tim si i ftuar në punimet e këtij Forumi Ekonomik të rëndësishëm për rajonin e Europës Juglindore. Nën moton ‘Ekonomia Takohet me Politikën’, kësaj radhe tema e Forumit ishte, “Perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Konstatim i përbashkët i palëve pjesëmarrëse në Forum, si i nikoqirëve të Forumit ashtu dhe i autoriteteve austriake, dhe në veçanti nënvizimi i Eurokomisarit Johanes Han, ishte se tashmë Maqedonia e Veriut shquhet në rajon për stabilitet politik në vend. Vështrimi i këtillë pozitiv zgjoi interesim dhe ishte inkurajues për përfaqësuesit e biznesit duke i nxitur ata për investime kapitale në vendin tone”, shkruan Z.Destani në faqet e tij ne rjetet sociale.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here