Video – Dhoma e Biznesit të Diasporës, në një dokumentar: Lazim Destani e Ardian Lekaj: Të merren masa për favorizimin e investimeve, do të lobojmë me shqiptarët nëpër botë

0
173

Me President Nderi,  filantropin e njohur nga Tetova Z.Lazim Destani dhe me kryetar, biznesmenin Ardian Lekaj, ka ngritur themelet në Tiranë për herë të parë, Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Tashmë sipërmarrësit shqiptarë anë  e mbarë botës që duan të kontribojnë në Shqipëri, kanë një dritare ku të mësojnë më shumë për mundësitë që ofron vendi ynë. Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka nisur  punën për të krijuar një frymeë bashkëpunimi ekonomik mbarëshqiptar, nëpërmjet nxitjes së investimeve direkte dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit të detajuar për të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.

Në aktivitetin e inagurimit , që në nisje të fjalës, biznesmen i suksesshëm Lazim Destani, i bëri thirrje qeverisë të marë disa masa për të krijuar një terren më favorizues për ata që duan të investojnë në shqipëri pasi diaspora ashtu edhe investitorët e huaj kanë mjaft interes. Shqipëria, sipas tij, ka mjaft potenciale të pashfrytëzuara në fusha të ndryshme.

Ndërsa Kryetari I DHomës, Ardian Lekaj tha se, do të lobohet fort me të gjithë shqiptarët në diasporë, kudo ata ku janë, me qëllim nditjen e investimeve në Shqipëri.

Më poshte, linku i plotë i emisionit Probussines, i gazetares Oljana Maloku.

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here