Video/ Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, përkrah Presidentit Meta në 575-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

0
1292

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Z.Lazim Destani, i pranishëm në festimet e 575-vjetorit të Bësëlidhjes së Lëzhës, është shfaqur në krah të Presidentit të Shqipërisë, Z.Ilir Meta, gjatë ceremonive me rastin e këtsaj dite.

Z.Destani ishte i pranishëm në Samitin e Dytë të Disaporës në Tiranë, i mbajtur pak ditë më parë, ku u nderuar me dy çmime prestigjoze, Ambasador i Kombit dhe “Shqiponja e Artë”. I njohur si një nga përfaqësuesit e diasporës më aktiv në çështjet kombëtare, Z.Destani ishte pjesëmarrës dhe në aktivitetet e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku është shfaqur përkrah Presidentit Meta. Gjatë punimeve te samitit, Destani bëri thirrje që, shqiptarët të jetë të bashkuar, pa ndasi dhe sipas tij, vetëm kështu, kombi mund të ecë përpara.

Të njëjtën gjë përseriti dhe Presidenti Meta gjatë aktivitetit në Lezhë dhe sipas tij, “Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët, thjesht ta duam më shumë njëri-tjetrin”

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here