VIDEO / ALARM!!! Ja si tregtohen mishi dhe bylmeti në Tiranë

0
227

Siguria ushqimore vgazhdon të ketë një nga problemet më të mëdha të vendit, një nga rreziqet e përhershme për konsumatorin.  Ndërkohë që një pjesë e papërgjegjshmërisë është e vetë konsumatorëve, të cilët blejnë dhe konsumojnë produkte në vende të rrezikshyme për shëndetin e jetën e tyre.

Megjithëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një “luftë” me biznesin, me kontrolle, gjoba shumëmilionëshe dhe sekuestrime,sërish nën kundën e inspektorëve, në Tiranë, vazhdon të shikohen fenomene që mund të ndodhin vetëm në vende të botës së tretë. AlertNeës.al dhe Qëndra ALERT, kanë siguruar nga denoncime qytetarësh, së si tregtohet mishi dhe nënproduktet e qumështit, jolarg qëndrës së kryeqytetit. Të dyja videot, njëra e para disa javëve e tjetra pak më e hershme, janë bërë në zonën mbi zonën e quajtur “Brryli”. Në njërën video shikohet qartë se si mishi del nga një magazinë dhe vendoset mbi një kamionçinë, jashtë çdo kushi transporti për këtë produkt, për t’u nisur më pas për s’dihet se ku. Ndërkohë, në videon tjetër, një furgon tregohen produkte ushqimore me origjinë shtazore, si djathë, gjalp, gjizë e produkte tjera me origjinë qumështi. Furgoni duket që nuk ka kushte frigoriferike, nuk dihet se ku i merr produktet që tregon, ndërkohë që tregon i pa shqetësuar nga askush.

Padyshim, konsumatorët, veçse janë të pambrojturm, janë dhe të papërgjegjshëm për produktet që blejnë dhe vendet ku blejnë. Në rastin e mishit, nuk dihet se ku përfundon, por janë vetë banorët e zonës së Brrylit, që blejnë nënprodukte qumështi, në një “dyqan” të lëvizshëm, i cili nuk dihet ku furnizohet.

AlertNews.al – Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here