VIDEO/ Akrilamida, si shndërrohen në kancerogjene buka, kafja dhe shumë ushqime

0
396

Askush nuk e dinte që akrilamida ekzistonte, deri sa u zbulua në vitin 2002. Nga analizat e bëra në laborator u kuptua që, ishte kancerogjen për njeriun. Para 3 vitesh, FDA bëri marrëveshie në ndihmë të prodhuesve për të ulur nivelin e akrilamidës në disa ushqime.

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) në 2015, e klasifikoi kimikatin si kancerogjen dhe i kërkoi industrisë ushqimore të ulte nivelet e përdorimit të saj. Më vone iu drejtuan BE për të vendosur ligje të forta. Bashkimi Evropian vendosi një kufi maksimal të lejueshëm për perdorimin e akrilamidës në ushqime të caktuara.

Akrilamida formohet në mënyrë natyrale nga prezenca e aminoacideve të quajtura asparagine dhe kur bashkëvepron me sheqerin në temperature të larta, në procese si skuqja apo pjekja. Ky kimikat gjendet më së shumti në produktet e ngrira kur ato gatuhen në temperature më të larta se 120 grade celcius.

Prodhuesit e bukës, drithrave të mëngjesit, biskotave, patateve të skuqura dhe kafes janë ata që preken nga ky ligj.

Akrilamida është një kimikat që krijohet lehtësisht edhe në kushtet e shtëpisë. Për të shmangur krijimin e saj këshillohet që shmanget gatimi me temperature të larta, si skuqja apo pjekja. Sa më i djegur të jetë ushqimi, aq më i lartë është niveli i akrilimidës. Në vend të saj provoni mënyra të reja si zierja me avull.

foodsafetynews.com/ alertnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here