Ushqimet e pakontrolluara në afërsi të shkollave, Rudina Hoxha: Rrezik për fëmijët, prindërit t’ju japin ushqim me vete

0
305

E ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj, drejtoresha  e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK)  Rudina Hoxha ka folur për rrezikun që iu kanoset fëmijëve nga konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara, si psh Fast-Food në afërsi të shkollave. Hoxha tha se përkujdesja dhe edukimi për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijë fillon në familje. Përsa i përket shitësve ambulantë në afërsi të shkollave, Hoxha tha se janë fenomene që duhet të ndiqen në të gjitha institucionet, duhet bashkëpunim për minimizimin e rasteve.

“Jemi ne që duhet të mendojmë se me çfarë do ushqehet fëmija, ka të bëjë shumë pjesa e ndërgjegjësimit, duhet të jemi të përgjegjshëm si prindër që fëmija të ushqehet me produktet e duhura. Prindi bashkë me fëmijën, s’ka asgjë të ndarë, duhen edukuar edhe prindërit se cilat janë produktet e shëndetshme dhe cilat jo, që nesër mos të vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, apo obezitetin. Çdo institucion duhte të bashkëpunojë si në nivel qendror, ashtu edhe lokal, kontrollet duhet të jenë të shpeshta”-tha Hoxha

Sakaq prej një viti, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, Bashkia Tiranë, ka ndërmarrë nismën “Ushqehu shëndetshëm! “Merr bukë me vete”!

Rudina Hoxha shpjegon se kjo nismë nisi në çerdhe, kopshte dhe kaloi në shkolla në sajë të bashkëpunimit edhe me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës, ku si qëllim kryesor ka ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi ushqyerjen e shëndetëshme, sic është buka me vete. Fushata “Merr buke me vete”  sipas Hoxhës  është aplikuar në 49 shkolla publike të Tiranës dhe në grup-moshat 6-10 vjeç dhe prindërit/ kujdestarët e mësuesit e kësaj grupmoshe.

“Qëllimi i fushatës është të edukojë tek fëmijët ushqyerjen e shëndetëshme, pasi zakonet mbi ushqyerjen e shëndetshme në fëmijëri mund të zgjasin për gjithë jetën. Është fushatë që po përkrahet nga fëmijët, prindërit. Këtë vit të ri akademik, fushatës i shtuam edhe një element tjetër siç është sporti, aktiviteti fizik. 1800 fëmijë janë informuar mbi këtë nismë, përfshirë prindërit dhe mësuesit. Zhvillojmë një orë mësimi, insert të animuar ku paraqesim para fëmijëve ushqimet e duhura, japim këshilla sa më të shëndetshme” -tha Rudina Hoxha.

Emisioni “Alert” transmetohet çdo të merkurë ne ekranin e News24.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here