Sipas statistikave pjesa më e madhe e njerëzve kanë ose do të përjetojnë një sëmundje qe ka lidhje me ushqimin gjatë jetës së tyre. Kështu kuptojmë se sa e rëndesishme është që të dimë se ushqimi që konsumojmë nuk është i ndotur me baktere të rrezikshme, parazitë, viruse, toksina dhe kimikate.
Ushqimet mund të ndoten në çdo çast, gjatë prodhimit, shpërndarjes dhe përgatitjes. Gjithkush, përgjatë zinxhirit te prodhimit, duke filluar nga prodhuesi e deri tek konsumatori, ka një rol të mirë përcaktuar për të siguruar që ushqimi që ne hamë nuk shkakton sëmundje.
- Më shumë se 200 sëmundje shpërndahen nëpërmjet ushqimit.
Një në dhjetë njerëz, sëmuren çdo vit nga ushqimi i ndotur.
420 000 njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ushqimit të ndotur. Më të rrezikuar janë
fëmijët nën moshën 5 vjecare. Në të gjithë botën rreth 125 000 fëmijë, vdesin çdo vit.
- Ushqimi i ndotur shkakton probleme afatgjatë në shëndetin tonë.
Siptomat më të njohura të sëmundjeve që vijnë nga ushqimet janë dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe diarrea.
Ushqimet e ndotura me metale të rënda ose toksina të tjera, ndikojnë në shëndetin tonë duke shaktuar sëmundje si kanceri dhe çrregullime neurologjike.
- Sëmundjet ushqimore janë më të dëmshme për disa grupe njerëzish.
Infeksionet e shkaktuara nga ushqimi i ndotur kanë ndikim më të madh në grupet e njerëzve me shëndet të brishtë dhe mund të çojnë në sëmundje serioze. Deri tek rrezikimi serioz i jetës. Pasojat e sëmundjeve që vijnë nga ushqimet, për foshnjet, gratë shtatëzëna, të sëmurët dhe të moshuarit, janë më të shpeshta dhe ndonjëherë fatale.
- Disa baktere të dëmshme janë berë rezistente ndaj trajtimeve me ilaçe.
Rezistenca anti mikrobiale është një problem në rritje për sa i përket OBSH-së. Shaktarë për rritjen dhe përhapjen e anti mikrobialeve është bërë mbi përdorimi dhe këqpërdorimi i tyre në agrikulturë. Këto të fundit transmetohen tek njerëzit nëpërmjet ushqimit.
Burimi: WHO.net/OBSH
AlertNews.al / Nadia Hoxha