U infektua me E.coli i cili e la të paralizuar para 8 vitesh, ndërron jetë i mituri në Francë, gjobitet kompania ‘Steaks Country’, dënohet menaxheri

0
110
Petri Dish marked as E.coli 0157

Një fëmijë francez që pati komplikime të rënda pasi u infektua nga E. coli në 2011 ka ndërruar jetë. Nolan Moittie ishte vetëm 2 vjeç kur ai ishte një prej personave të infektuar nga përhapja e bakterit E.coli nga biftekët e ngrirë të viçit të markës ‘Steaks Country’ të blera në zinxhirin e supermarketeve Lidl në maj dhe qershor të vitit 2011. Fëmija pasi u infektua me E. coli (STEC) O157 që prodhonte toksin Shiga, zhvilloi sindromën hemolitike uremike (HUS), një lloj mosfunksionimi i mirë i veshkave duke e lënë të paralizuar. Mediat franceze raportuan se ai nuk mund të shëtiste, të fliste apo të hante. Avokati i familjes, Florence Rault tha se vdekja ishte një tragjedi për fëmijën dhe familjen e tij që gjatë gjithë këtyre viteve ishin të shkatërruar.

Rreth 15 njerëz ishin infektuar me E. Coli, përfshirë 12 raste të HUS në fëmijët e moshës nga shtatë muaj deri në 10 vjeç që jetonin në Nord-Pas-de Calais, Picardie dhe Alsace.

Guy Lamorlette, ish menaxher i SEB-Cerf me qendër në Saint-Dizier, e cila ishte kompania e lidhur me përhapjen e infeksionit në 2011, u dënua me të paktën dy vjet burg në 2017 dhe me një gjobë 50 mijë € (55 mijë dollarë). Një ankesë u mbajt në fillim të këtij viti, kur Lamorlette fajësoi menaxherin e tij të cilësisë, Laurent Appéré, i cili vdiq në vitin 2017. Pasi u mbajt masa e dënimit me burg dhe gjobitja, avokati i Lamorlette tregoi që klienti i tij mund të paraqesë një apel.

Simptomat e infeksionit me E. coli përfshijnë dhimbje barku dhe diare që mund të bëhen të përgjakshme. Mund të shfaqen ethe dhe të vjella. Periudha e inkubacionit mund të shkojë 3-8 ditë dhe shumica e pacientëve mund të shërohen brenda 10 ditësh. E. coli transmetohet te njerëzit kryesisht përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar, të tilla si mishi i papjekur, qumështit të papërpunuar dhe perimeve e filizave të papërpunuar.

Marrë nga foodsafetynews.com

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here