Tri marketet gjigande në mbrojtje të kosumatorit. Kushtëzojnë furnizuesit me nivel më të ulët pesticidesh se normat

0
468

Rrjetet e supermarketeve daneze si Coop, Aldi dhe Lidl kërkojnë nga furnizuesit e tyre që të plotësojnë kushtet mbi maksimumin e nivelit të pesticideve, në mbrojtje të konsumatorëve.

Sipas një studimi të ri nga shoqata daneze për konsumatorin “Forbrugerrådet Tænk”, këto dyqane do i kërkojnë furnizuesve të tyre që nivelet e pesticideve në mallrat që prodhojnë të jënë nën normen e lejuar.

Pra Lidl kërkon që niveli i pesticideve të jetë 66% më poshtë së ajo që lejohet, Coop kërkon që të jetë 50% më e ulët dhe Aldi thotë se, ky nivel duhet të jetë 20-30% poshtë limitit. Këto tre rrjete marketesh do të kërkojnë një maksimum prej 5 agjentësh të ndryshem spërkatës, që janë përdorur për produktet.

Studimi gjithashtu zbuloi se, sa shpesh supermarketet kryenin testet e cilësisë. Për shëmbull, Lidl teston rreth 1,000 fruta dhe perime çdo vit, Rema 1000 teston rreth 96 produkte çdo vit. Ndërsa Coop kryen rreth 500 analiza në vit dhe ka ndaluar disa lloje pesticidesh. Ky grup supermarketesh ka ndaluar përdorimin e rreth 37 substancave në kultivimin e produktit që ata tregtojnë.

Alertnews.al

Burimi: foodnavigator.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here