Tregu i Milotit, “krateri” vrastar i konsumatorëve, tregëti e therje kafshësh si në mesjetë – Foto/Video

1
478

Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, përkeqësohet çdo ditë, ndërkohë që vec vendit të shitjes, është shndërruar dhe në një vend therjes, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore.

Duke i ngjarë më shumë një xhungle, ku ligjin e bën më i forti, Tregu i Milotit duket se është shndëruar në një ishull të pacënueshëm. Administratorët nuk pyesin për bashkinë e Kurbinit, kjo e fundit nuk pyet për Ministrinë e Bujqësisë, Këshillin e Ministrave e as për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. E në gjithë këtë situatë mospërfilljeje, konsumatorët shqiptare janë në rrezik. Qindra kafshë tregtohen çdo të djelë në Milot, treg që funksionon si i tillë që prej vitit 1920, ndërkohë që situata është e njëjtë si para një shekulli. Kafshët janë të pamatrikuluara, veterineri i bashkisë nuk ekziston. Mes baltës, pluhurit e qindra kafshëve pa origjinë e certifikata veterinare, Tregu i Milotit shndërrohet ditëve të djela edhe në një thertore.

Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, i mbësytetur nga Lëviz Albania, e monitoroi edhe këtë të djelë tregun e Milotit. Situata ishte më e frikshme nga monitorimi i datës 23 mars 2018. Ndërkohë që Bashkia e Kurbinit, nuk ka marrë asnjë masë, as për të detyruar kontaktorët që janë edhe pronarët e tokës, për të përmirësuar kushtet, as për të lënë veterinerin zyrtar që të zbatojë ligjin. Ndërkohë që Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë, që e ka në varësi, është e pafuqishme të ndërhyjë.

Në këto kushte, ky treg është i shndërruar në një “krater vullkani” për përhapjen e sëmundjeve, nga ferma në fermë dhe më e rëndësishmja, nga kafshët te njeriu. Ndërkohë që dhjetra kafshë theren dhe konsumatorëve iu serviret mish i pasigurt.

E njëjta situatë u denoncuar edhe në mars 2018, por që askush nuk mori asnjë masë. Ekspertët e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe te veterinarisë, Edi Fero dhe Agim Rrapaj lëshojnë alarmin, duke thënë se, “një treg i tillë nuk duhet dhe nuk mund të funksionojë në këto kushte, pasi shndërrohet në vrastar i njerëzve”. Sipas tyre, pushteti vendor e ka për detyrë plotësimin e kushteve, ndërkohë që nuk përfill as urdhërin e kryeministrit Rama të vitit 2016, për ndryshimin e këtyre tregjeve.

Ja linku i publikuar në mars 2018, po për tregun e Milotit:

Tregu i kafshëve në Milot, si në vitin 1920. Bashkia në gjumë ndërsa konsumatori në rrezik – FOTO/VIDEO

AlertNews.al

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here