Tola dhe Ziçishti: Mungon një autoritet përgjegjës për sigurinë rrugore. Ekspertët qytetarëve: Zbatoni rregullat, duajeni më shumë jetën tuaj!

0
76

I ftuar në emisionin Alert në News 24, specialisti I Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti tha se mungesa e një autoriteti përgjegjës, ndikon në shtimin e numrit të aksidenteve rrugore. Ai i bëri thirrje urgjentisht Ndërkomisionit Ndërministror të Sigurisë Rrugore që të mblidhet urgjentisht dhe të krijojë institucionin përgjegjës. “Fatkeqësisht në Republikën e Shqipërisë nuk ka një institucion që të bëjë analizën e shkaqeve të aksidenteve rrugore. Duhet të mblidhet urgjentisht Ndërkomisioni Ndërministror i sigurisë rrugore që të vendosë pikat mbi “i” dhe të bëjë një institucion që të jetë Autoriteti i Kontrollit të Sigurisë rrugore që të kontrollojë rrugën, automjetin dhe drejtuesi i saj bashkë me këmbësorin. Ky autoritet do i jepte një support shumë të madh uljes së numrit të aksidenteve rrugore. Prindërit duhet ti edukojnë fëmijët dhe mos ti japin çelsat e automjetit në momentin që ai s’ka leje drejtimi”,-bëri me dije Ziçishti.

Sakaq, shefi i Sektorit të Analizës dhe Projekteve të Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se drejtimi I mjetit pa patentë dhe drejtimi I mjetit në gjendje të dehur janë dy nga konstatimet kryesore të policisë rrugore. Ziçishti thotë se jashtë Shqipërisë nuk ka shtëpi në fshat të ndërtuara në rrugë nacionale apo rrethrrotullime në rrugë interurbane, në një kohë që në vendin tonë kjo mëse është normale.
Në përfundim të emisionit ekspertët I bënë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të duan më shumë jetën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here