Tërheqje dhe depozita në banka, ja sa do t’u marrë Raiffeisen shqiptarëve nga 2 shtatori

0
365

Duket se kush merr fryme ne kete vend dhe ka nje mundesi sado te vogel, ka per qellim futjen e duarve ne xhepat e shqiptareve. Karburanteve, kompanive celulare, entetve shteterore qe furnizojne konsumatoret me energji dhe uje te pijshem, iu shtohen edhe bankat. E fundit duket se eshte Raiffeisen Bank, Shqiperi, e cila me ane te nje njoftimi publik ka bere te ditur se, do te ndryshoje tarifat per terheqjet apo depozitimet ne sportelet e saj, ne te gjitha monedhat. Sipas Raiffeisen, aplikimi i tarifave te komisiomeve hyn ne fuqi me 2 shtator 2019, duke publikuar njekohesisht dhe listen e tarifave.

Lista e komisioneve e publikuar nga Raiffeisen, per depozitimet apo terheqjet, sipas shumave.

Ndryshe nga Raiffeisen, Banka Kombetare Tregtare, pa asnje lajmerim, disa muaj me pare ka nisur aplikimin e komisioneve per te gjithe ata qe terheqin pará ne sportelet e saj, edhe nese dikush terheq rrogen e tij, qofte dhe minimale. Kjo, sipas burimeve nga BKT, qe te shmangen njerezit nga sportelet e te drejtohen ne bankomate.

Ne keto kushte, duket se disa prej bankave qe operojne ne Shqiperi, pasi kane forcuar pozitat e tyre ne treg, tashme kane gjetur dhe menyra te tjera per te rritir fitimet; duke futur duart direkt ne xhepat e shqiptareve.

Nderkohe, Qendra ALERT dhe AlertNews.al do ta ndjekin kete çeshtje dhe ftojne çdo qytetar qe te denoncojne abuzimet qe behet me te ardhurat e tyre.

AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here