SPAR çel marketin e tretë në Pogradec / Foto-Video

0
290

SPAR Albania vijon të zgjerojë aktivitetin në qytetin e Pogradecit, vit pas viti. Pas supersuksesit dhe sherbimit me dy pikat e marketeve te hapura me herët, Spar sapo ka inaguruar edhe marketin e 3-të në këtë qytet, në një nga zonat më të populluara kryesisht përgjatë periudhës së verës nga vizitorët dhe turistët vendas e të huaj. SPAR3 Pogradec është i vendosur përgjatë shëtitorës së qytetit shumë pranë liqenit, tek Hotel “Pogradeci1”.

Sipas menaxherëve dhe drejtorit operacional të Spar Albania, Nuri Kollçinaku, dyqani më i ri i SPAR në qytetin liqenor ka fokus jovetëm banorët e zonës, por mbi të gjitha vjen si një shërbim i shtuar për turistët pëergjatë përiudhës së verës. Nuk ishte rastësi hapja në këtë zone, pasi edhe kërkesat e banorëve kanë qenë të shumta, por edhe turistët nuk kishin akses për një shërbim kaq pranë liqenit për produktet ushqimore.

SPAR 3 Pogradec, do jetë surpriza e kësaj vere në këtë qytet, pasi do të sjellë superoferta dhe çmime të mira për të gjithë klientët besnikë, por jovetëm. Kjo u vërtetua më së miri edhe ditën e hapjes të shtunën, ku çmimet ishin ulur në mënyrë drastike, po u nuk mungoi edhe muzika apo degustimet e ndryshme të pijeve dhe ushqimeve. SPAR mbi të gjitha do të oforjë, garanci, kualitet, cilësi dhe supër shërbim.

Eja në SPAR, sespe këtu gjen gjithçka të duhet dhe mbi të gjitha përsonel të kulturuar dhe me shërbim nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes. Sepse, tek ne në Spar ti blen më shumë dhe shpenzoni më pak.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here