Më shumë 150 mijë vota janë dhënë për kompanitë më të mira shqiptare, gjatë sondazhit 3-javor online, në faqen Alertneës.al. Më 14 dhjetor 2018 deri më 7 janar 2019, AlertNews publikoi sondazhin për kompanitë më të mira shqiptare të ndara sipas kategorive dhe fushave ku ato operojnë. Shumica e kompanive janë pjesë e industrisë ushqimore, pasi çështja e sigurisë ushqimore është mjaft e ndjeshme, ndërkohë që nuk mebeten pa u përfshirë dhe siguruesit e telefonia e lëvizshme. Plot 156.610 vota janë dhënë për kompanitë, sipas kategorive dhe fushave ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Kompanitë e prodhimit dhe distribuimit të vezëve, të përpunimit të mishit, rrjeti më i mirë i supermarketeve, kompania më e mirë e përpunimit të qumështit, kompania më e mirë e prodhimit/importimit të pijeve freskuese, ujit, pijeve energjike dhe produkteve të tjera ushqimore, prodhuesit e verërave, miellit, shpendëve për mish, vajit të ullirit, sigurime dhe telefoni mobile, ishin kategoritë ku votuan qindar mijëra shqiptarë. Sondazhi ishte aktiv deri në orën 24:00 të datës 07.01.2019 dhe çdo votë është kalkuluar automatikisht nga severi, ndërkohë që një user apo IP, ka pasur të drejtë vote vetëm një herë. Më poshte mund të gjeni të dhënat sipas votimit dhe tabelen e përqindjeve për secilën kompani.

Votimi total per te gjitha kategorite ne AlertNews.al

Vendi i parë në kategorinë e kompanive të prodhimit dhe shpërndarjes së vezëve i ka rakuar Vezës REA’S me 87.27 % të votave. Në vend të dytë Beata me 6.33 % dhe në të tretin Aiba me 6.01 %. Në këtë kategori votuan gjithsej 12275 vetë.

Në kategorinë e parë, rrjeti më i mirë i supermarketeve, 7032 votues kanë zgjedhur si rrjetin më të mirë, SPAR, me 26.18 % të votave, në vend të dytë, me 25.98 % Big Market dhe në të tretin, AnnA Market me 18.11 % e me radhë rrjetet tjera të markeve, sipas tabelës së mëposhtme.

Si kompaninë më të mirë të përpunimit të mishit, shqiptarët kanë votuar KMY me 19.22 %, në vend të dytë, Erda me 18.70 % dhe në të tretin Hako me 18.51 % dhe në vend të katërt me 18.45 %, EHW. Në këtë rubrikë kanë votuar 12055 persona.

Kategoria e përpunimit të qumështit është votuar nga 5664 persona, nga të cilët 40.44 për qind kanë zgjedhur qumështin LUFRA, 22.47 Erzenin dhe 21.76 Mirelin.

Për të zgjedhur kompaninë më të mirë të prodhimit / importimit të pijeve freskuese, ujit, pijeve energjike dhe produkteve të tjera ushqimore, kanë votuar 5124 vetë, të cilët kanë zgjedhur si të parë, me 22.40 % të votive, Albanian Distribution & Developmen. Në vend të dytë u rendit Agna Group me 21.36 % dhe në të tretin, Teuta Company, me 21.21 % të totalit të votave.

Për kompaninë më të mirë të prodhimit dhe shpërndarjes së verës, votuan 5768 persona, të cilët zgjodhen kantinën NURELLARI me 24.25 % të votave, në vend të dytë, Skënderbeu me 23.65 % dhe në të tretin, Duka me 17.32 %.

Kategoria qe kla marrë më shumë vona, ka qenë për kompaninë më të mirë të prodhimit dhe shpërndarjes së miellit, ku kanë votuar 87793 persona. Në vend të parë është renditur mielli DIAMOND me 48.74 % të votave, në vend të dytë, Atlas me 45.13 %, në të tretin Meill Tirana me 3.88 dhe i katërti Prima me 0.31 %.

Cila është kompania më e mirë e rritjes dhe shpërndarjes së shpendëve për mish, ka qenë pyetja për kageroiën tjetër, ku kanë votuar 3349 persona. 40.41 % kanë votuar Chicken Farm, 39.16 % për Pulat Tik Tik dhe 27.08 % për Driza.

Kompania e Vajit të Ullirit që ka marrë shumicën e votave ishte Borshi me 57.76 % të totalit prej 3236 vonave në këtë kategori. Në vend të dytë u rendit Dhërmiu me 17.57 % dhe në të tretin tre Miqtë (Ndroqi) me 8.74 %

Për industrinë e sigurimeve, se cila është kompania më e mirë, kanë shkuar 9422 vota, të cilat kanë renditën të parën ATLANTIK me 22.24 %. Në vend të dytë EUROSIG me 21.85 % të votave. Në të tretin u rendit SIGAL me 20.52 % të votave dhe në të katërtin, ALBSIG me 11.46 %.

4482 vota kanë shkuar në total për telefoninë e lëvizhshme, ndërkohë që, Vodafone kryeson renditjen me 49.82. në vend të dytë është renditur Telekom me 32.92 %  dhe i treti me 17.27 % u votua Eagle Mobile (AlbTelekom).

www.alertnews.al/anketa/

AlertNews.al / 08.01.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here