Skandali, plumb dhe lithium ne ponstanin shurup, nis terheqja nga farmacite

0
140

Skandal me Ponstanin shurup 50 ml qe gjendet ne farmacite e Shqiperise. Sasia e plumbit dhe lithiumit mbi normat e lejuara ka detyruar kompanine prodhuese qe te terheqe mbrapsht produktin Ponstan shurup mga vendet ku e tregton. Lajmi per kete bere i ditur nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ky instituciin, me ane te nje njoftimi ne Facebokk bën me dije se, “pas njoftimit të marrë nga MAH (prodhuesi) dhe distributori farmaceutik, të cilët importojnë barin “Ponstan shurup 50mg/ml”, ka nisur tërheqja e tij nga tregu si pasojë e tejkalimit të niveleve të ekspozimit ditor të lejuar për Plumb dhe Lithium. Aktualisht, ka nisur kthimi i sasisë stock nga të gjithë distributorët farmaceutikë dhe farmacitë e rrjetit të hapur në ambientet e distributorit të autorizuar, deri në datën 30 prill 2019.
Farmacistët që hasin përshkrimin e këtij bari përgjatë këtyre ditëve, lutemi të mos e ofrojnë ndaj pacientëve, duke u kërkuar këtyre të fundit rikonsultim me mjekun për alternativa të tjera”.

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here