Gjithkush ka të drejtën për ushqim të sigurt, me vlera ushqyese dhe të mjaftueshëm. Ende sot, pothuajse një në dhjetë persona në botë sëmuret, pasi konsumon ushqim të kontaminuar. Kur ushqimi nuk është i sigurt, fëmijët nuk mund të mësojnë, të rriturit nuk mund të punojnë. Zhvillimi njerëzor nuk mund të ndodhë.

Dita e parë Botërore e Sigurisë Ushqimore (WFSD) festohet më 7 qershor 2019 për të tërhequr vëmendjen dhe për të frymëzuar veprime për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve ushqimore, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në kadër të DitëS Botërore të Ushqimit, organizatat e Sigurisë Ushqimore janë duke rritur ndërgjegjësimin global rreth kësaj sigurie në përgjithësi.

  1. Sigurohuni që është i sigurt – Qeveritë duhet të sigurojnë ushqim të sigurtë dhe me vlera ushqyese për të gjithë

Qeveritë janë kritike për të garantuar që ne të gjithë mund të hamë ushqim të sigurt dhe me vlera. Hartuesit e politikave mund të promovojnë sisteme bujqësore dhe ushqimore të qëndrueshme, duke nxitur bashkëpunimin shumësektorial midis shëndetit publik, shëndetit të kafshëve, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë. Autoritetet e sigurisë ushqimore mund të menaxhojnë rreziqet e sigurisë ushqimore përgjatë zinxhirit të ushqimit, duke përfshirë edhe emergjencat. Vendet mund të pajtohen me standardet ndërkombëtare të themeluara nga Komisioni i “Codex Alimentarius”.

  1. Rriteni të sigurt – Prodhuesit e bujqësisë dhe të ushqimit duhet të miratojnë praktika të mira

Praktikat e bujqësisë duhet të sigurojnë një furnizim të mjaftueshëm të ushqimit të sigurt në nivel global, ndërsa në të njëjtën kohë të zbusin ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimet mjedisore për nesër. Ndërsa sistemet e prodhimit të ushqimit transformohen për t’iu përshtatur kushteve në ndryshim, fermerët duhet të marrin në considerate, me kujdes, mënyrat optimale për të adresuar rreziqet potenciale, për të siguruar që ushqimi të jetë i sigurt.

  1. Mbajeni të sigurt – Operatorët e biznesit duhet të sigurojnë që ushqimi të jetë i sigurt

Kontrollet parandaluese mund të trajtojnë shumicën e problemeve të sigurisë ushqimore. Gjithkush që përfshihet në operacionet ushqimore – nga përpunimi deri në pakicë – duhet të sigurojë pajtueshmërinë me programet si HACCP, një sistem që identifikon, vlerëson dhe kontrollon rreziqet që janë të rëndësishme për sigurinë ushqimore nga prodhimi primar te konsumatori përfundimtar. Përveç kësaj, përpunimi, mbajtja dhe ruajtja e mirë ndihmojnë në ruajtjen e vlerave ushqyese dhe sigurinë ushqimore, si dhe reduktimin e humbjeve pas korrjes.

  1. Kontrolloni për të qenë të sigurt – Të gjithë konsumatorët kanë të drejtë për ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese

Konsumatorët kanë fuqinë qe bëjnë ndryshimet. Ata duhet të fuqizohen për të bërë zgjedhje të shëndetshme ushqimore për vete dhe për të mbështetur sisteme ushqimore të qëndrueshme për planetin. Duke pasur parasysh kompleksitetin e sigurisë ushqimore, konsumatorët duhet të kenë qasje në informacionin në kohë, të qarta dhe të besueshme për rreziqet ushqyese e sëmundjet që lidhen me zgjedhjet e tyre ushqimore. Ushqimi i pasigurt dhe zgjedhjet e palejueshme të dietave, përbëjnë barrën globale të sëmundjeve.

  1. Bashkohuni për sigurinë – Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët

Grupet e larmishme që ndajnë përgjegjësinë për sigurinë e ushqimit – qeveritë, organet rajonale ekonomike, organizatat e OKB-së, agjencitë zhvillimore, organizatat tregtare, grupet e konsumatorëve dhe prodhuesve, institucionet akademike dhe kërkimore dhe entet e sektorit privat, duhet të punojnë së bashku në çështjet që na ndikojnë të gjithë, globalisht , rajonalisht dhe në nivel lokal. Bashkëpunimi është i nevojshëm në shumë nivele, në të gjithë sektorët brenda një qeverie dhe në mbarë kufijtë, kur luftojnë shpërthimet e sëmundjeve ushqimore në mbarë botën.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara publikoi më 7 qershor 2019, Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, në një rezolutë të dhjetorit 2018. Sipas saj, organet e kujdesit të ushqimit dhe shëndetësisë të OKB-së, Codex Alimentarius, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), bëjnë përpjekje kryesore në të gjithë globin për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë ushqimore dhe për të kontribuar në qëllimet e zhvillimit të OKB-së.

AlertNews.al

Burimi: Efsa.eu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here