Janë një ndër ëmbëlsirat më të preferuara. Falë recetës më poshtë do të mund ti përgatisni nga duart tuaja.

Përbërësit:
2 puding vaniljeje të gatshëm
500 ml qumësht
5 lugë sheqer
200 gram margarinë
200 gram sheqer pluhur
150 gram grimca kokosi
80 gram lajthi të pjekura

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer. E lëmë të ftohet duke e përzier vazhdimisht. Margarinën e rrahim në mikser me sheqerin pluhur, i shtojmë pudingun e ftohur dhe kokosin. E përziejmë mirë dhe e lëmë në frigorifer rreth 2 orë.

Pas kësaj kohe e marrim masën dhe formojmë topthat. Në mes u vendosim një lajthi dhe i lyejmë me grimca kokosi. Rafaelot janë gati!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here