Smoothiet me luleshtrydhe janë të shëndetshme, të shijshme, dhe freskuese – dhe ata janë shumë të lehtë për tu përgatitur! Me vetëm 4 përbërës dhe një blender, ju do të keni një pije të mirë të ftohtë që është i sigurt që do tju plotësojë dëshirën tuaj për një pije të ëmbël.

Përbërësit:

  • 10 kokrra luleshtrydhe
  • 125 ml qumësht
  • 5 kuba akulli

Hapi 1:

Ndajini luleshtrydhet në dy gjysma, hiqini bishtat dhe hidhini në blender

Hapi  2

Hidhni qumështin, për një masë më kremoze ju këshillojmë qumësht me 2% yndyrë. Gjithashtu në vend të tij ju mund të hidhni kos.

Hapi 3

Shtoni akull. Për ta bërë përbërjen më të trashë dhe të ftohtë shtoni akull brënda në blender, por në qoftë se nuk doni që smoothi juaj të përzihet me ujë, akullin mund ta shtoni pasi ta keni përgatitur smoothin.

Hapi 4

Në varësi të blenderit tuaj përbërjen përziheni për 15 sekonda deri në 1 minutë.

Hapi 5

Nëse smoothi nuk është mjaftueshëm i ëmbël, ju mund të shtoni sheqer ose një lugë mjaltë për një shije më natyrale.  Hidheni në gotë dhe është gati.

Ju beftë mirë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here