Rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin gusht në Shqipëri ishte 2,5 për qind nga 1.6 për qind që rezultoi Indeksi Kombëtar për Inflacionin. Sipas INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet:

“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %,
“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %,
“Pije alkoolike dhe duhan” me 0,9 %, etj.

Cmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,1 %. Në muajin gusht 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6 %.

Ndërkohë Shqipëria renditet në mesin e pesë vende europiane me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në rang europian, raporton revista Monitor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here