Shpërthimet dhe dëmet e shkaktuara nga bombolat e gazit

0
53

Viti 2019 ka shënuar plot 78 raste zjarresh të shkaktuara nga bombulat e gazit vetëm në Tiranë, ndërkohë që dhjetra raste të tjera janë shënuar në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Bashkia Tiranë, për vitin që sapo u mbyll, ka pasur gjithsej 78 zjarre. Janari i vitit 2019 ka shënuar 4 raste, 6 të tilla muaji shkurt, 2 në mars e 4 në prill, 3 në muajin maj, 7 në qershor, 5 në korrik, 4 në gusht, në në shtator dhe 8 në dhjetor. Ndërsa rekordin e mbajnë muajt tetor dhe nëntor me nga 14 dhe 12 raste zjarresh respektivish, me shkaktar gazin e lëngshëm. Forcat zjarrfikëse, gjatë vitit 2019 janë përballur dhe me një sërë rastesh të tjera, duke shënuar kështu për 12 muaj, 2332 veprime operacionale, ku nuk janë vetëm zjarret, por edhe shfaqjet e tyre, ndihmesa të ndryshme për qytetarët, që nga rastet e aksidenteve, ndërhyrjet në raste bllokime ashensorësh e dhjetra situata të natyrave të ndryshme.

 

Por, një nga problematikat që megjithë ndërhyrjen e zjarrfikseve, shkaktojnë dëmet më të mëdha, si materiale, ashtu edhe në njerëz, janë shpërthimet e gazit. Shumica e tyre ndodhin për shkak edhe të pakujdesisë së vetë përdoruesve të tij, ndërkohë që herë-herë rreziku mund të vijë edhe nga punonjës në pika karburantesh të pakualifikuar. Rastet e shpërthimeve nga gazi në karburante kanë qenë vetëm dy për vitin 2019. Njëri në rrugën nacionale Laç-Lezhë, më 24 gusht, ku një defect tenkik ka bërë që të rrjedhë gaz e të ketë një shërpthim në një karburant, duke plagosur 7 persona. Ndërësa më 26 dhjetor, në lagjen Kombinat në Tiranë, një motorr u përplas me depozitën e gazit të një karburanti. Si pasojë, u shkaktuan rrjedhje të mëdha gazi dhe flakë të mëdha, por pa pasoja në njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here