Shoqata e Restoranteve Turistike rizgjedh kryetar Kujtim Dervishin, votohet dhe Bordi. EUROSIG prezanton produktet e sigurimit

0
318

Shoqata e Restoranteve Turistike, ka zgjedhur dje kryetarin e saj, detyrë në të cilën është konfirmuar Z.Kujtim Dervishi, Pronar i resortit “Panorama” në Malin e Dajtit. Në një aktivitet të mbajtur në Restorant “Xibraku”, përfunduan zgjedhjet e reja në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës “Restorantet Turistike Shqiptare”. Një aktivitet që mblodhi pranë jovetëm anëtarët e saj, kanditatë, por edhe përfaqësues të rndesishëm në fushat që lidhen me sektorin e turizmit.

Z.Dervishi, i cili hapi dhe mbledhjen, duke falenderuar të pranishmit dhe anëtarët e shoqatës, përmendi disa prej marrëveshjeve të firmosura më institucione qeveritare. Sipas tij, më të rëndësishmet e mandatit të përfunduar ishin: Marrëveshja me Ministrine e Punës dhe Mireqënies Sociale – ICDQ (Instituti Italian i akreditutar per Certifikimet me standarte te BE – Akademinisë e shefave të kuzhines); Marreveshja me Bussines Albania; Marrëveshja me Akademinë e Shefave Shqiptarë; Marrëveshja me Dhomen e Tregtisë; Marrëveshja me Agjencinë Kombëtare të Turizmit; Marrëveshja me SAUATT, Sindikate Autonome e Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë e Turizmit; Marrevëshja me TACSO (Zyra e Projektit, Asistenca Teknike per Organizatat e Shoqerise Civile) dhe Marrëveshja me Institutin e Artit Kulinar ROYAL.

Ndërkohë që të ftuar në këtë aktivitet, ishin dhe Z.Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Z.Rrahman Kasa, Kryetari i Unionit Turistik, Z.Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit.

Pas diskutimeve për tematika të ndryshme që lidhen me turizmin dhe kulinarinë, anëtarët e shoqatës rivotuan si kryetar Z.Kujtim Dervishi. Njëkohësiht, u zgjodhën edhe 11 anëtarët e bordit:

Kujtim Dervishi – Panorama Dajt; Reshat Taku – Klubi i Shefave; Xhimi Begeja – Shoqata  e Alpinizmit & Hotel Turizëm “Puka”; Shpëtim Xibraku – Kompleksi Xibraku; Përparim Lame – Kompleksi “Juvenilja”; Rruzhdi Selko – Restorant “Rushi”; Rim Reka – Restorant “Reka”; Sofo Kuteli – Hotel “Sofo”, Llogora; Dod Doci – Kompleksi “Lura”; Përparim Laçi – Hani i Perparim i Laçit dhe Diella Lloshi – Restorant “Diella”.

Ndërkohë, me mbështetjen e Z.Dervishi, kompania EUROSIG pati rastin të prezantojnë para operatorëve turistikë, në këtë rast, Restorantet Turistike, produktet e sigurimit të pronës dhe përgjegjësive që duhet të bëjnë ato.

Albiola Tako, EUROSIG

Albiola Tako, Shefe e Njësise së Shitjes së Pronës, Përgjegjësive dhe Garancive në EUROSIG, iu shpjegoi të pranishmëve rëndësinë e sigurimeve dhe vlerën e rëndësinë që i japin ato pronës e mbi të gjitha, mbulimin e kostove nga siguruesi në rast dëmi.

AlertNews.al / Granit SOKOLAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here