Shkëndija e Tetovës “ndalon” në Düsseldorf, viziton dhe njihet me zyrat e sukseset e sponsorit ECOLOG International

0
232

Ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut ka udhëtuar sot drejt Luksemburgut, për ndeshjen e radhës në turin e kualifikuesve të raundit të dytë të Europa Lague, ku do të luajë përballë Dudenlange.
Por, futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, stafi drejtues i klubit kishte rezervuar dhe një surprizë para mbërritjes në shtetin ku do të luajë. Avioni me të cilin udhëtonte ekipi i Shkëndijës është ulur në aeroportin e Düsseldorfit, Gjermani. Në ketë qytet, futbollisët e ekipit kampion kanë vizituar zyrat e kompanisë ndërkombëtare, gjigandit “ECOLOG International”.

ECOLOG është sponsori zyrtar i Shkëndijës së Tetovës dhe drejtuesit e zyrave në Düsseldorf, i njohën nga afër futbollistët me zyrat në këtë qytet, ai dhe sukseset e gjigandit ECOLOG, që drejtohet nga familja e njohur e filantropit Lazim Destani. Veç drekës së shtruar për ekipin dhe pushimit disa orësh, ky ishte një nga rastet më të mira që futbollistët dhe stafi i klubit të njihen nga afër me kompaninë, emrin e të cilës e mbajnë në bluzat e tyre dhe arritjet e saj.

ECOLOG International, veç zyrave në Düsseldorf, ka qendrat kryesore të saj në Holandë, Dubai, si dhe ka ka mbi 12 mijë tê punësuar.
Ndërkaq, AlertNews.al i uron suksese Shkëndijës së Tetovës, në përballjen me Dudelange!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here