Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë, urimi i parë dhe i veçantë nga filantropi Lazim Destani

0
208

Fitorja e sotme e Shkëndisë së Tetoves me rezultanin 0:1 në fushën e Rabotničkit, e ka shpallur matematikisht kampion ekipin, në superligën e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija arriti në kuotën e 72 pikëve, plot 13 para Vardarit të Shkupit, 4 javë pa përfunduar kampionati maqedonas. Tashmë ekipi i Tetovës, kampion i Maqedonisë së Veriut, duket se është duke menduar vetëm për kupat e Evropës.

Shkëndija e Tetovës ka mbështetës dhe sponsor kompaninë Ecolog-International. Dhe, menjëherë pas shpalljes matematikisht kampion, i menjëhershëm ka qenë dhe urimi i veçantë i Kryetarit të Bordit të Ecolog, njëkohësisht dhe filantrop, një nga aktivistët më të njohur për çështje kombëtare, si dhe bamirës e figurë patriotike, Z.Lazim Destani.

Ja urimi i Z.Destani në rrjetet e tij sociale:

“URIME SHKËNDIJA!
Gëzuar titullin e kampionit! Fitorja juaj e sotme edhe matematikisht dhe zyrtarisht e vulosi titullin tuaj Kampion edhe për këtë stinor, 2018/2019. Ju kam ndjekur si gjithmonë, gjatë gjithë kampionatit, dhe sigurisht me lojën tuaj të bukur na sillni plot kënaqësi dhe emocion. Për nivelin tuaj flet edhe diferenca e pikëve që jua siguron këtë titull tashmë katër ndeshje para mbarimit të stinorit.
Për sukseset e arritura ju uroj së bashku, ju lojtarëve, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit. Uroj të vazhdoni me përkushtim punën tuaj deri në fund të stinorit në mënyrë që kupat europiane t’i presim sa më të përgatitur.
Me këtë rast, jua përcjell urimet e mia të gjithë ju, tifozëve dhe adhuruesve të Shkëndijës së bashku me tifo-grupin Ballistët, që me ëndje i ndiqni sukseset e kuqezinjve tanë që gjithmonë na sjellin gëzim, kënaqësi e krenari”.

AlertNews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here