“School of Leadership”, trajnim për liderët e rinj në Shkup, plane për në Tiranë e Prishtinë

0
266

Më 20 prill u mbajt në Shkup, Maqedonia e Veriut, trajnimi i radhës i organizuar nga “School of Leadership, Public speaking and Debate”. Qëllimi i këtij trajnimi, që zhvillohet prej disa vitesh, sipas drejtueses së këtij organizmi, Pranvera Kasami, është përgatitja e të rinjve për të qenë lider, si dhe motivimi i tyre për të shkëlqyer.

Shkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, është një trajnim unik që ndodh për tri gjenerata me radhë. Formati mbledh emra të njohur të shoqërisë tonë dhe asaj ndërkombëtare, për të motivuar profesionistët e rinj që t’ia dalin edhe më fort në shkëlqimin e tyre si liderë. Mbi të gjitha, ky format trajnimi i akredituar në Maqedoni, promovon lidershipin moral. Kthimin e vlerave të mirëfillta tek gjenerata e re, edhe atë në stilin bashkëkohor.

Emrat e spikatur që trajnimi ka tubuar janë: Grida Duma, Adi Krasta, Delina Fico, Rosela Gjylbegu, Sonila Kapidani, Nazim Rashidi, Naser Selmani, Sefer Tahiri, Amanda Moore, Nan Ellen Nelson, Suzanne Avery, e shume te tjerë.

Në planet e Shkollës së Lidershipit është edhe organizimi i trajnimeve në Tiranë e Kosovë.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here