Sanduiçët pa mish kanë ngritur interesin, por edhe dyshime

0
41

Disa lajme thjesht nuk do të ikin. Kjo është e vërtetë jo vetëm për çështje të tilla si fushatat politike dhe për të famshmit, por për të gjitha gjërat, si p.sh për mishin që nuk është mish. Jo vetëm lajmet, por edhe reklamat. Wall Street Journal dhe New York Post madje bënë reklama me faqe të plota, (reklama shumë të kushtueshme) kundër mishit jo bio, por me kimikate. Në një kërkim në Google rezulton se një reklamë me ngjyra, e blerë mbi baza jokontraktuese, kushton 248.060.32 dollarë. Reklamat u vendosën nga Qendra për Lirinë e Konsumatorit, një grup i marrëdhënieve me publikun që ka bërë punë për ndërmarrjet ushqimore, restorante dhe interesa të tjera të veçanta, përfshirë industrinë e mishit.

“Mish fals, me kimikate” ishte titulli i reklamave të Wall Street Journal, një shkrim i madh me kapitale dhe i theksuar.  Pastaj nën këtë shpallje, është një pjatë që përmban dy vezë të skuqura si sy dhe një copë proshutë në një formë smiley për gojën.

Po për sigurinë e ushqimit? Jaydee Hanson, përfaqësues i Qendrës për Sigurinë e Ushqimit tha se një nga shqetësimet e Qendrës është që FDA nuk e testoi produktin e papërpunuar, që është mënyra sesi mishi me bazë bimore do të shitet në dyqanet ushqimore.

Përgjatë të njëjtës linjë, ai tha se kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore, në rastin e mishit me bazë bimore konsumatorët duhet ta gatuajnë në 165 gradë, pasi ky mish nuk duhet të konsumohet i papërpunuar.Lani duart para se të përgatisni sanduiç pa mish dhe sigurohuni që nuk do të ndotet tërthortë duke prekur mishin ose ushqime të tjera të kontaminuara, pasi kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj.

“Patogjenët që mund të vinë në kuzhinë mund të kontaminojnë sanduiçin,” tha Jaydee Hanson.

A do të shuhet mishi?

Sanduiçët vegjetarianë kanë qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë, por në shumë dyqane, ato shpesh futeshin në një frigorifer të errët. Po, vegjetarianët i blejnë ato, por jo në sasi të mëdha. Danny DeFranco, nënkryetar ekzekutiv i Shoqatës së Washington Cattlemen’s tha se njerëzit ende hanë shumë mish viçi, i cili po konkurron me pulën dhe mishin e derrit në atë që ai e quan “tregu i proteinave”. Kërkesa mbetet e lartë, ne kemi në vend po aq lopë sa kishim më parë.”-tha ai.

Marrë nga https://www.foodsafetynews.com

AlertNews.al / Qendra ALERT

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here