Sallam i skaduar, çokollatë me krimb apo miell me miza. Ja çfarë konsumojmë / Foto

0
382

Produkte të skaduara, me krimba apo miza brenda, me data skadence jashtë logjikës, ose kos i mykur. Kjo është një panoramë e shkurtër e atyrë çfarë konsumatorët blejnë në marketet tona dhe çojnë në shtëpi. Në AlertNews.al kanë mbërritur disa foto, një pjesë e tyre edhe me vonesë nga konsumatorët, por që në një rast skadence, fotografia shoqërohet edhe me kuponin tatimor. Një sallam KMY, i skaduar më 5 dhjetor 2018, është blerë nga konsumatori më 30.12.2018. Ndërkohë, në disa foto të tjera vihet re një sallam që skadon më 30 shkurt, çokollatë me krimba brenda, miell me miza e deri te kos frutash i mykur.

Fotot në vijim tregojnë se konsumatori është vërtetë në rrezik nga mungesa e sigurisë ushqimore. Nga ana tjetër tregojnë edhe shkallën e ulët të ndërgjegjësimit të tij për të kontrolluar produktet para se t’i blejë. Konsumatorët janë të parët që denoncojnë në media apo rrjete sociale produktet e parregullota ushqimore, por janë të fundit që lexojnë etiketat e tyre në markete, ose më e pakta, afatet e përdorimit.

AlertNews.al / Enkeleda Muka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here