Sa e rrezikshme është mbushja e bombolave të gazit në karburante

0
54

Shpërthimet e shpeshta, diegiet e banesave, që herë-herë kanë marrë dhe jetë njerëzish nga rrjedhjet e gazit, detyroi qeverinë, të paktën prej 4 vjetësh, që të ndalonte mbushjet e bombulave për përdorim familjar nëpër karburante. Por, kjo fushatë, e cila kthehet në vëmendje, saherë ka ndonjë aksident të tillë, zgjat vetëm pak ditë. E sot, shumë pika të tregtimit të karburanteve dhe gazit për automjete, vazhdojnë të mbushin bombula për konsum familjar. Në këto foto që shikoni, janë disa rastem kur pika të shpërndarjes së karburanteve, përfshirë edhe gazin, të mbushin bombula për përdorim vetjak.

Kjo duhet të ndodhë vetëm në pikat e autorizuara të distribuimit të gazit për familjar, por duke qenë se fushatat janë pakditore, vetëm sa të shuhet një “zjarr”, nuk duhet të çuditeni, nëse zjarre të shpeshta, ndoshta dhe me viktima, do të ketë sërish në banesat e shqiptarëve, në restorante e vende të tjera.

Megjithëse ligjet dhe vendimet që rregullojnë kushtet e sigurisë nga tregtimi dhe përdorimi i gazit janë, ato zbatohen në mënyrë të pjesshme. Që në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka shpërndarë për konsultim me grupet e interesit një VKM të re për “Përcaktimin e rregullave te tregtimit dhe përdorimit të sigurt te GLN”. VKM që u miratua në vitin 2016 detajon rregullat e tregtimit te gazit te lëngshëm dhe ka fokus kryesor rritjen e sigurisë gjate tregtimit dhe përdorimit te GLN ne te gjithë hallkat deri tek konsumatori fundor. Sipas VKM-së, instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e GLN në ambientet tregtare dhe familjare do të realizohet nga persona të certifikuar. VKM detyron shoqëritë e tregtimit me shumicë të jenë të detyruara të mbajnë një regjistër në format shkresor dhe elektronik për bombolat e GLN. Gjithashtu vendimi ka rregulluar çështjen e transportit të bombolave. Mbi të gjitha, që mbushja e tyre për përdorim familjar apo biznesi, të mos bëhet më në karburante, por vetëm në pika dhe nga persona të autorizuar, të cilët kujdesen dhe për kolaudimin e bombulave të klientëve të tyre.

Kjo ndodh sot rëndom, ndërkohë që kemi dhe dhjetra karburante, në Tiranë dhe qytete e zona të tjera të banuara, që për furnizim të automjeteve, mbajnë depozita dhjetra mijëta litërshe.

Rrjedhjet e gazit janë të shpeshta, po ashtu edhe zjarret e shpërthimet? Po përse ndodhin të gjitha këto? Çfarë nuk dime ende për përdorimin e gazit të lëngshëm? Si mund të parandalohen incidentet me fare pak kujdes, qoftë dhe nga vetë konsumatorët?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here