Rimbursim 6% për fermerët edhe në 2020, Çuçi: Skema nxori jashtë loje spekulantët

0
89

Edhe vitin e ardhshëm do të vijojë të funksionojë skema e rimbursimit me 6% për fermerët, ndërsa për disa nënsektorë të bujqësisë do të mendohet kompensim. Në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi e cilësoi uljen e masës së rimbursimit në bujqësi si një politikë të suksesshme, pasi sipas tij, ka nxjerrë nga tregu spekulantët dhe nuk ka ndikuar në eksporte.

Sa i takon mungesës së tregjeve për fermerët dhe hedhjes së produkteve të tyre në shenjë proteste, ministri Çuci theksoi se është faji i tyre pasi nuk këshillohen. Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2020 arrin në vlerën e 11.4 miliardë lekëve, ndërsa për subvencione janë parashikuar rreth 8.5 milionë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here