Restorante me produkte te skaduara e markete pa kushte. Ja çfarë u gjet në 3 subjekte

0
311

Nga kontrollet e kryera nga DRAKU Tiranë, në kuadrin e garantimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, në 3 subjekte janë konstatuar si në vijim:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë të palicencuar.

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licensën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.H.” me aktivitet “Restorant” Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare; produkte me afat të kaluar përdorimi; si dhe subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative “Gjobë” me vlerën totale 900,000 lekë; “Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “I.H.G.” me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të planit të vetëkontrollit (HACCP).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here