TIRANË, SHQIPËRI – 18 Dhjetor 2018 – Në përmbyllje të vitit 2018, si viti i parë i markës Hilton në Shqipëri nëpërmjet hotelit Hilton Garden Inn Tirana, si dhe në kuadrin e festave të fundvitit, shefat e kuzhinës së hotelit më të ri në Shqipëri, organizuan në ambjentet e restorantit Olive Tree, një aktivitet me gazetarë, të titulluar:

Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana.

Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi karakteristikat e kuzhinave të ndryshme botërore dhe u shkëmbyen eksperienca fantastike jo vetëm nga shefat e kuzhinës, por edhe nga gazetarët shumë të informuar në këtë fushë.

Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Hilton Garden Inn Tirana z. Michael Walker, falenderoi gazetarët për partneritetin e treguar gjatë muajve të parë të prezencës së markës Hilton në Shqipëri dhe informoi gazetarët mbi aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të fundit të vitit 2018, veçanërisht për Darkën e Bamirësisë për Krishtlindje që do të organizohet më 24 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në bashkëpunim me fondacionin Down Syndrome Albania, ku pjesëmarrësit në këtë darkë do të argëtohen me gatimet dhe atmosferën festive, kurse fitimet nga çdo biletë e shitur do të shkojnë në ndihmë të njerëzve me Sindromën Down.

Recetat e përgatitur nga shefat e kuzhinës së Hilton Garden Inn Tirana

Hilton Garden Inn Tirana hapi dyert e tij për klientët më 30 gusht 2018 dhe iu bashkua listës së 62 hoteleve të markës Hilton Garden Inn të hapura në të gjithë Europën, duke përfaqësuar shtetin e 108-të në të cilin marka Hilton është prezente.

I pozicionuar në Bulevardin “Gjergj Fishta”, hoteli është i vendosur vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve, duke ofruar qasje të lehtë tek kompanitë e biznesit dhe atraksionet e vendit. Hoteli Hilton Garden Inn Tirana u ofron udhëtarëve në Shqipëri mikpritjen e markës së mirënjohur, të cilët ashtu si të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën, akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat. Për të marrë përfitime të menjëhershme duke përfshirë çmimin më të ulët në dispozicion në internet, kontrollin dixhital, Wi-Fi falas dhe për të përfituar pikë për Hilton Honors për netë falas, të ftuarit inkurajohen t’i bashkohen Hilton Honors®.

Për informacione të mëtejshme rreth hotelit, kontaktoni në hgitirana@hilton.com. Për të shkarkuar imazhe dhe video dhe për më shumë informacion, vizitoni Hilton Garden Inn Media Center.

Rreth Hilton Garden Inn

Marka Hilton Garden Inn, e cila është vlerësuar me disa çmime, ofron hapësirë për bizneset dhe për argëtim, por me çmime të përballueshme dhe pajisje moderne për një qëndrim të rehatshëm. Hilton Garden Inn Promise afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat. Kjo është e garantuar. Anëtarët e stafit në gati 790 hotele në 38 vende të botës, sigurojnë që udhëtarët e sotëm, të cilët janë shumë të zënë të kenë një eksperiencë të mirë dhe të kënaqshme, duke filluar që nga Përshëndetja e parë. Si një udhëheqës i njohur i F&B, Hilton Garden Inn shërben ushqime dhe pije lokale në restorantet e tij Full Service, duke përfshirë gjithçka që nga mëngjesi i gatuar në vend, kokteile artizanale dhe pjatat më në trend. Anëtarët e Hilton Honors, të cilët do të rezervojnë direkt përmes kanaleve të preferuara Hilton, kanë qasje në përfitime të menjëhershme. Për më shumë informacion rreth Hilton Garden Inn, vizitoni www.hgi.com ose newsroom.hilton.com/hgi, si dhe na ndiqni në Facebook, Twitter, YouTube dhe Instagram.

Rreth Hilton

Hilton (NYSE: HLT) është një kompani udhëheqëse globale për mikpritjen, me një portofol prej 14 markash të klasit botëror që përfshin më shumë se 5,400 prona me rreth 880,000 dhoma, në 106 vende dhe territore. Hilton është i përkushtuar për të përmbushur misionin e saj për të qenë kompania më mikpritëse në botë duke siguruar përvoja të jashtëzakonshme – çdo hoteli, çdo mysafiri, çdo herë. Portofoli i kompanisë përfshin Hilton Hotels & Resorts, Waldorf Astoria Hotels & Resorts, Conrad Hotels & Resorts, Canopy by Hilton, Curio Collection by Hilton, DoubleTree by Hilton, Tapestry Collection by Hilton, Embassy Suites by Hilton, Hilton Garden Inn, Hampton by Hilton, Tru by Hilton, Homewood Suites by Hilton, Home2 Suites by Hilton dhe Hilton Grand Vacations. Kompania gjithashtu menaxhon një program besnikërie për klientët Hilton Honors. Anëtarët e Hilton Honors, të cilët rezervojnë direkt përmes kanaleve të preferuara të Hilton, kanë qasje në përfitime të menjëhershme, duke përfshirë një mënyrë fleksibël pagesash, që u lejon anëtarëve të zgjedhin saktësisht sa pikë duan të kthejnë në para, zbritje të veçanta që nuk gjenden askund tjetër dhe Wi-Fi falas. Vizitoni newsroom.hilton.com për më shumë informacion dhe na ndiqni në Facebook, Twitter, YouTube dhe Instagram.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here