Për të përgatitur këtë byrek të thjeshtë ama të shijshëm ju duhen vetëm 15 minuta!  Ju sjellim recetën, me përbërës që i gjeni kudo dhe mbi të gjitha me një kosto të ulët. Hidhini një sy:

Përbërësit:
4 filxhanë çaji me kos
4 kokrra vezë (tërrahuramirë)
1 lugë çaji me kripë
1 filxhan çaji me vaj luledielli
1 pako peta të gatshme

Përgatitja
Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë. Ndërkohë në një enë kombinoni vezët e rrahura, vajin, kosin, kripën dhe i trazoni mirë. Merrni një tavë dhe shtroni petat. Sipër secilës shtoni nga masa që përgatitëm. Kështu veproni deri në petën e fundit. Në fund mund ta lyeni sipërfaqen me të verdhën e vezës. Vendoseni në furrë për 25 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here