Raste të lopës së çmendur në Brazil, Kina ndalon përkohësisht importin e mishit të gjedhit

0
300

Brazili, zyrtarisht e rihapi tregun e saj të mishit të freskët drejt atij amerikan në gusht 2016, për shkak të klasifikimit nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE) si një vend me rrezik të ulët për BSE.

Por, tani Brazili ka një problem tjetër me BSE. Një lopë e gjetur në shtetin Mato Grosso ka çrregullimin, i cili njihet edhe si sëmundja e lopës së çmendur. Njerëzit mund të infektohen nga konsumi i mishit nga kafshët e infektuara me këtë sëmundje.

“Encefalopatia spongiforme” e gjedhit ose BSE është një çrregullim neurologjik progresiv i kafshëve që rezulton nga infektimi nga një agjent i pazakonshëm i transmetueshëm i quajtur “Prion”, sipas Qendres Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta.

Mad cow disease icon. Trendy flat vector Mad cow disease icon on white background from Diseases collection, vector illustration can be use for web and mobile, eps10

BSE nuk kuptohet plotësisht dhe është gjithmonë fatale për konsumatorin. Ministria e Bujqësisë e Brazilit ka konfirmuar zbulimin e një rasti të BSE-së “atipike” në një lopë 17-vjeçare të premten, më 31 maj. Pas sigurimit të materialeve të nevojshme për testime, thuhet se karkasa e lopës ishte djegur. Ministria e Bujqësisë tha se, asnjë pjesë e kafshës nuk hyri në zinxhirin ushqimor dhe nuk ka rreziqe për popullatën.

Ndërkohë, dërgesat e viçit janë pezulluar përkohësisht në përputhje me protokollet karantinore dhe sanitare midis Brazilit dhe Kinës. Ndërsa dërgesat e mishit pas 30 majit duhet t’u kthehen prodhuesve.

Sipas marrëveshjes së tyre, eksportet e viçit të Brazilit në Kinë janë pezulluar në pritje të shqyrtimit të rastit të BSE nga autoritetet kineze. Kina përbën rreth 20 përqind të eksporteve të mishit të Brazilit.

Ndërkohë që Brazili konsiderohet gjithashtu një vend “i rrezikshëm për BSE”, ky është vetëm rasti më i fundit në një varg vështirësish për industrinë e mishit në vendin e Amerikës së Jugut. Vetëm dy vjet më parë, protokollet e sigurisë ushqimore çuan në anulimin e shumë eksporteve të mishit, pas një skandal kombëtar ryshfeti.

CDC raporton se, mbikëqyrja e BSE që nga 1993 ka identifikuar 26 raste në Amerikën e Veriut: Gjashtë raste të BSE ishin në Shtetet e Bashkuara dhe 20 në Kanada. Një nga 20 rastet e identifikuara në Kanada u importua nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë kësaj kohe, Brazili kishte një rast të mëparshëm të BSE në 2014, sipas raporteve të OIE.

Sëmundja e lopës së çmendur u zbulua së pari në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1986, me një shpërthim që arriti kulmin në janar të vitit 1993, me gati 1000 raste të reja të raportuara për një javë, duke bërë kështu që, Bashkimi Evropian të ndalonte viçin britanik nga Anglia përgjatë periudhës 1996-1999.

Që nga zbulimi i kësaj sëmundjeje, 177 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e prionit.  156 prej tyre ndodhën gjatë viteve 1990, të shoqëruara me shpërthimin britanik.

Autoritetet braziliane kanë shpresë, se Kina do të vlerësojë dokumentacionin e dërguar për mishin e eksportuar, pas pezullimit të përkohshëm të certs shëndetësore për shkak të zbulimit të BSE në Brazil dhe do të hapë rrugën e tregtisë së këtij produkti. Sipas Ministres braziliane për Bujqësinë, Tereza Cristina, zbulimi i dukurisë tregon efikasitetin e shërbimit të inspektimit brazilian. “Kjo është një gjë e zakonshme dhe tregon se, shërbimi i inspektimit brazilian po funksionon”, tha ministrja Cristina. Sipas saj, “vitin e kaluar, më shumë se 20 vende kishin raste të tilla, atipike, dhe kjo sëmundje nuk është ngjitëse, nuk rrezikon askënd, është një gjë normale. Kjo tregon transparencën dhe qeverisjen e shërbimit të inspektimit në Brazil”.

AlertNews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here