Raporti i KLSH: AKU çoi dëm 875 mijë euro nga BE për sistemin AKUnet dhe miliona lekë nga buxheti mirëmbajtje

0
224

Sistemi AKUnet i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili shërben si një database për të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, për etiketat, inspektimet etj, nuk funksionon prej më shumë se një viti e gjysëm. Ky rast është konstatuar shkelje nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe sipas raportit të tij, përveç 875.000 të akorduara nga Bashkimi Evropian për ngritjen e këtij sistemi, janë çuar dëm dhe miliona lek që u janë paguar kompanive shqiptare për mirëmbajtjen e tij.

Sistemi AKUnet është serveri ku mblidhej çdo e dhënë për subjektet që kanë si objektiv të ushqimin. Nitotifikimi i etiketave, inspektimet për çdo subjekt nga të gjitha drejtoritë rajonale të AKU por edhe nga e Përgjithshmja, riinspektimet, licencimet e gjithë aktiviteti i AKU hidheshin në këtë server (database). Por, që prej vitit 2018 ky është jashtë shërbimit. Sipas KLSH, sistematikisht janë paguar kompanitë për mirëmbajtjen e tij deri në një moment që u ndërprenë, për ta bërë atë të paaksesueshëm. Në raportin e tij, KLSH shkruan se, janë kontatuar dhe DRAKU, të cilat kanë konfirmuar mosfunksionimin e sistemit ku çdo ditë, inspektorët hidhnin të dhënat për punën e kryer.

Ja çfarë thotë raporri i KLSH:

Mbi  pagesën e kryer për mirëmbajtjen e sistemit aku –net  në total 14,416,6126 lekë.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion për pagesën e kryer  për mirëmbajtjen e sistemit AKU –NET ,nga auditimi konstatohet se : AKU ka në përdorim një sistem Aku -net i cili është përfituar nga fondet e Komisionit  Europian ne kuader  të zbatimit të Instrumentit të parazgjerimit (IPA) per krijimin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne fillimet e aktivitetit te tij .Si pjese e ketij projekti  eshte bere ne vitin 2010-2011 dhurimi i pasijeve  TIK  dhe programeve  te cilat jane pjese e aseteve te  Drejtorise se Pergjthshme  te AKU  si pas tab.1  deri ne vitin 2017 dhe Drejtorive rajonale te AKU.

Projekti  i Komisionit  Evropian  dhe financimi  nëpërmjet IPA 2009 tij kanë pasur si object konsolidimin e Autoritet Kombetar te Ushqirnit dhe kryesisht modernizimin  ne pjesen e Tcknologjise se Informacionit nëpërmjet pajisjes me infrastrukturen e duhur si server, router, sëitch, kompjutera, lap-top,printer, skanet dhe ëi-fi dhe programme etj te cilat jane bere hyrje ne DP të AKU dhe 12 DRAKU rajonale me e qëllim ngritjen e një sistemi icili do të siguronte ngritjen e databazeses së institucionit, rrjetit, sistemit te raportimit onlinë për inspektimet si dhe gjenerimit të  raporteve dhe statistikes duke siguruar një institucion bashkohor dhe në koherencë me zhvillimet rajonale dhe të vendeve anëtare të BE , sigurisht ky process kishte të parashikuar dhe  asistencës  për zhvillimin e sistemit e cila ka rezultuar e pranishme.

Fillimisht EU ka  financuar  Projektin  Pilot  me  me  te  Contract  No.: 2008/163-644 ReferenceAid/127023/L/SUP/AI, i cili konsistonte ne te dy komponentet si infrastrukturen ashtu edhe hapat e para te zhvillimit te sistemit AKU-net.( te cilat jane te gjitha të rregjistruara ne kontabilitetin e AKU(drejtori e Pergjithshme dhe Drejtori Rajonale).

Kjo u pasua me projektin e dyte Contract No: 2010/254-343 Refence: Europe Aid/130178/C/SUP/AL, i cili ishte me i plote dhe me i gjere ne te gjithe komponentet e tij si infrastrukture ashtu edhe zhvillues dhe konsultativ.

Asistenca dhe zhvillimi i ketij sistemi ka qene ne bashkepunim me ekspert nderkombetar në fushen e sigurise dhe inspektimit ushqimor dhe zhvillimit te sistemeve te integruara. Të projekteve “Consolidation of the Food Safety System in Albania” dhe “Establishment of the National Food Authority, Albania”.

Sipas te dhenave te cilat sektori i IT ne AKU ka paraqitur ndihma  e  Delegacionit Evropian ne pjesen e Teknologjise se Informacionit perafersisht ka qene:

Infrastrukture dhe programe softëar 475.000;Assistance dhe zhvillim sistemi AKUnet      —– 400.000;Total—875.000 (Euro).

 

Për sa më lart përjashtuar listen e detajuar te aseteve e cila ëhstë e identifikuar, ne lidhje me sistemin Aku-net Sektori i Buxhetit dhe Finances nuk disponon aktet e dhurimit ne lidhje me mbylljen e projektit te sistemit  Aku-net për Softin AKUnet (Assistance dhe zhvillim sistemi AKUnet pra mungon dokumentacioni i dorezimit nga KE, per plotesimin e praktikës dhe dorezimit te investimit, sidomos AQT ku perfitues është institiucioni  i AKU –s.

Pra në kontabilitetin e AKU-s nuk është e evidentuar e gjithë vlera e investimit të projektit IPA 2009 “Consolidation of the Food Safety System in Albania” dhe “Establishment of the National Food Authority, Albania”.

  1. Sektor IT i është drejtuar titullarëve të Autoriteti Kombetar  i  Ushqimit, duke spjeguar  rendesine e sistemit te Teknologjise se Informacionit per institucionin dhe pjeseve perberese të tij,  ka parashtruar dhe ka kerkuar support  teknik me te avancuar t  per mbarevajtjen sa me te mire te punes dhe  zhvillimin me tej te sistemit AKU-net me kerkesat dhe problematiken  dhe sfidat qe ka AKU.  Shenimi  i sektorit ne lidhje me domosdoshmerine e zhvillimt te sistemit dhe mirembajtjen e tij( jane theksuar  problemet qe mund te dalin me data-bazen ne ORACLE, Oracle Bussines Inteligence, Oracle Replication dhe Oracle RIA Java. Te gjithe keto komponente nuk mund te mbuloheshin nga stafi i Teknologjise se Informacionit per shkak te kapaciteteve shume te larta te zhvillimit te sistemeve sic eshte AKU-net. Gjithashtu eshte kerkuar edhe rnirembajtja e pajisjeve sic jane server, router dhe sëitch ne rast ne demtimeve te mundshme dhe riparimi , zevendesimi i tyre ne nje kohe sa me te shkurter ne mënyre qe puna e perditshme te mos bllokohet. Kjo per shkak se te gjitha pajisjet, te cilat jane te vendosura jane te nje niveli shume te larte dhe te kushtueshme. Per momentin, pjesa me e madhe e ketyre pajisjeve jane jashte suportit).

Duke kerkuar eshte mbulimi i te dy komponenteve te sistemit:

  • Suportin e sistemit AKUnet dhe zhvillimin/perditesimin e vazhdueshem te tij.
  • Suportin e vazhdueshem te pajisjeve fizike ku eshte instaluar AKUnet dhe infrastruktura mbeshtetese te’ AKU-s.

Sa parashtruar nga sektori IT,nga auditimi i dokumentacionit të pagesave të kryera nëpërmjet bankes, AKU  konstatohet se per vitin 2017 sipas USH si më poshtë tab.2 është likujduar shuma 1,809,500 lekë kompanisë DIVITECH .

Këto pagesa janë kryer në zbatim të kontratës nr.12/8 date 02.08.2016 lidhur ndermjet AKU dhe  kompanisë me vlere me TVSH 3,102,000 leke(tremilion e njeqind e dymije)leke për mirtëmbajtjen e sistemit AKU- net e cila permban sherbimet e meposhtme të ndara në dy vite 2016- 2017:

Nga auditimi konstatohet se ky shërbim  mirëmbajtje ka filluar të kryhet përgjate viteve 2015-2016-2017 për mirembajtjen  e infrastruktures qendrore te AKU si dhe sistemi Aku-net. ku rezulton të jetë lidhur dhe likujduar dhe kontrata  nr. 2190 date 11.06.2015 lidhur ndermjet AKU dhe  Infosoft system + Intech shpk(JV) ne vleren  me TVSH 11,314,626 leke.  e cila duhet të përmbushte shërbimet e mëposhtme:

 

Pagesat ne lidhje me sherbimet e ofruara per relizimin e kontrates  dy vjecare jane kryer sipas raporteve te paraqituar nga subjekti Infosoft system te rakorduara nga te dy palet dhe të pranuara nga Z.xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx, këto pagesa sipas urdhër shpenzime kanë filluar në muajin gusht sipas U. shpenzimi nr. 89 datë 17.08.2015 dhe kanë përfunduar me USH. Nr.103 dt. 04.07.2016 mbas së cilës është lidhur kontata e përmendur më sipër me kompaninë  DIVITECH  e cila e ka përfunduar kontratën për shërbimin me urdher shpenzimin nr. 110 .datë 23.08.2017.

Pra për të tre vitet 2015-2016 dhe deri në gusht 2017 ku daton pagesa e fundit për këto shërbime ky system ka pasur standart support të tij dhe support zhvillimi sipas përshkrimit të shërbimeve të cilat janë në vlerën në total 14,416,6126 lekë.

Nga ana e grupit të auditit u kërkuan raporte mbi përdorimin nga Inspektorët e AKU-s , raportimi online apo raporte të gjenerua nga ky system.

Nga sektorët përkatës si dhe nga titullarët e AKU-së konfirmohet se ky system nga momenti I ndërprerjes së suportit pra përfundimit të kontratave përvec rasteve të vecuara për kategori raporti të caktura ishte jashtë funksioni dhe nuk përdorej nga Inspektorët , as për raportime onlinë dhe as për raportime të tjera. Nga ana e grupit të auditimit u kërkua konfirmim nga cdo DRAKU mbi përdorimin e kohës së fundit prej tyre të sistemit shoqëruar me screenshot të sistemit dhe rezultoi se :

Përmbledhëse e informacioneve te ardhura nga DRAKU për hedhjen e fundit në sistemin AKU-net dhe arsyen se perse përdoret aktualisht sistemi AKU-net.

Të dhëna për DRAKU Fier konfirmon se:

 -Sistemi elektronik Akunet ne DRAKU Qarku Fier nuk funksionon qe prej dt 15.10.2016.Nga ana jone jane derguar disa emaile prane sektorit te IT ne Drejtorine e Pergjithshme lidhur me kete problem.Emailet jane derguar nga ish Drejtori Z.Frederik Cuko.Te gjitha emailet nuk mund ti sigurojme per arsye se nuk arrijme te futemi ne emailin e tij.Disponojme vetem nje email te cilen po ju a skanojme.Prane DRAKU Qarku Fier kane ardhur specialistet e IT prane Drejtorise se Pergjithshme dhe kane konstatuar se nje prej pajisjeve eshte e demtuar.Per kete arsye nga ana jone nuk ka hedhje te te inspektimeve ne sistemin elektronik AKU net qe prej kesaj date.Gjithashtu eshte e pa mundur futja ne kete sistem per te bere screenshot.

 Të dhana nga DRAKU Durrës konfirmon se:

Lidhur me informacionin e kerkuar nga ana juaj per skanimin dhe hedhjen per here te fundit te praktikave te inspektimit ne sistemin  aku-net ju bejme me dije se nga ana jone kjo procedure pune eshte realizuar  deri ne dt 16.04.2018. Njekohesisht ky system  perdoret nga ana jone per marrjen e informacioneve lidhur me praktikat e meparshme.

Të dhëna nga DRAKU Berat konfirmon se:

Bashkengjitur gjeni praktiken e fundit te hedhur ne sistemin AKUnet.

Skanimi dhe hedhja e fundit eshte bere ne daten 26.04.2018.Po eshte perdorur here pas here sistemi per marrjen e informacionit mbi inspektimet paraardhese.

Të dhanat nga DRAKU Tiranë konfirmon se:.

Referuar kerkeses se meposhtme  ju dergoj bashkengjitur  me  screenshots  rasti i hedhjes  te fundit te praktikave ne aku-net. (Dt.12.10.2018)

  Aku-net  vazhdon te perdoret per te pare historikun e subjekteve nga inspektimet e fundit si dhe per tu njohur me problematiken  e subjektit qe eshte inspektuar.

Të dhanat nga DRAKU Shkodër konfirmon se:

Ju informojme se praktika e fundit ne AKUNET eshte hedhur me dt 28.12.2017.

Të dhanat nga DRAKU Vlore konfirmon se:

– Sistemi AKU –net nuk po funksionon për momentin për të dërguar të dhëna shumë  të sakta

-Për vitin 2018 ,

Nga Sektori i Mbrojtjes së Bimëve Vlorë ,Sistemi AKU-net , është përdorur në vitin 2018 për të marre të dhëna  për subjektet e inspektuara më parë :për të saktësuar  detyrat që ishin lënë në inspektimet e mëparshme;për të marrë të dhëna të tilla për subjektet si c’rregjistrime apo pezulluar për  praktikat e inspektimeve  të  mëparshme  në vijimësinë e inspektimeve në portalin  online ;për të vërejtur masat administrative ndaj subjekteve;për koordinim dhe saktësim të të dhenave me QKB  për licencimet etj.Për verifikimine  saktë të adresave të subjekteve për hartimin e database 2018;për të vërejtur e përllogaritur për efekt të statistikave të kërkuara  të tabelave përmbledhëse vjetore dhe krahasuese .

Për mungese të funksionimit të skanerit ,mungesë shumë e shpeshtë e sinjalit të internetit ,në AKU Vlorë në vitin 2018 ka patur mungesë të hedhjes sistematike  të të dhënave në sistemin AKU-net  në 6 mujorin e parë . Në 6 mujorin e dyte kanë dominuar inspektimet online në portalin përkates.

Të dhanat nga DRAKU Elbasan konfirmon se:

Sektori i Inspektimit te Mbrojtjes se Bimeve dhe Inpute Bujqesore,praktikat e Inspektimit i ka hedhur deri me dt.23.11.2018.Praktikat jane hedhur nga Inspektoret Fuat Oshafi, Neki Elezi,Zaim Mema.Vetem nje kompjuter eshte lidhur me sisemin AKU-net.Per periudhen qe nuk jane hedhur,ka patur probleme me sistemin.\

Të dhëna për DRAKU Lezhe konfirmon se:

Informon se deri me 16.02.2017 jane realizuar hedhje e praktikave te inspektimeve ne AKU-net, por nuk eshte e mundur te realizojme screenshots per arsye se nuk ka askses AKU-net.

________________________________________

Të dhënat për DRAKU Korcë konfirmon se:

Kjo eshte praktika e fundit e hedhur ne Aku net .(dt.02.10.2017)

Aku neti eshte perdorur per te ngarkuar dokumentacionin e inspektimeve dhe per te pare historikun e ceshtjeve te inspektimit .

Të dhëna për DRAKU Gjirokastër konfirmon se:

Ne vijim te email-it tuaj, Ju bejme me dije se kemi hedhur rregullisht praktikat e inspektimit ne sistemin AKU-NET, deri ne daten 31.08.2017.

Prej kesaj date, kemi proceduar me inspektime online, ne portalin e-inspektimi, ku te dhenat e cdo procedure inspektimi rregjitroheshin automatikisht ne sistem. Duhet theksuar qe prej kesaj periudhe edhe sistemi AKU-NET ka ndalur se funksionuari  dhe ka shfaqur avari te shumta.

Të dhëna për DRAKU Dibër konfirmon se:

Referuar emailit te ardhur per hedhjen e te dhenave ne Sistemin e akunetit ,po ju informoj qe te dhenat jane hedhur deri ne fund te 2017. Foto nuk disponoj pasi nuk hapet sistemi i akunetit.

Nga sektori i inspektimit të ushqimit për kafsh ojsh dhe operatorëve të biznesit na u paraqitën dokumentaci mbi :

Informacion përmbledhës i memos së  datës 31.01.2017 mbi kontrollin e praktikave të hedhura në sistemin AKU-net nga DRAKU-të, për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016. XXXXXXXXX, Drejtor i Përgjithshëm i AKU   ku në memo inspektorët  informojnë: “Nga kontrolli i praktikave të inspektimit të hedhura në AKUnet u konstatua për këtë periudhë dy mujore, që nga Sektori i Inspektimit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë me OJSH dhe OB i DRAKU Shkodër (vetëm për muajin Dhjetor), Gjirokastër, Vlorë, Elbasan (vetem për muajin Nëntor), Fier, Lezhë, Kukës dhe Durrës ka mangësi si në hedhjen e praktikave në AKU-net ashtu dhe në plotësimin e dokumentacionit përkatësisht:

DRAKU SHKODËR (vetëm për muajin Dhjetor 2016)

Nga 13 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajin Dhjetor 2016, rezultojnë nuk janë hedhur praktikat në sistemin AKUnet.

Për sa më sipër, nga DRAKU Shkodër, me email të datës 23.01.2017, u informuam se : “Nuk janë hedhur praktikat e inspektimeve në AKU-net, që nga datë 24.11.2016, sepse ka qenë me difekt skaneri. Për këtë është vënë në dijeni zyra e IT. Njoftimi i fundit për gjendjen e skanerin, kësaj zyre  i është  bërë me datë 13.01.2017”.

DRAKU GJIROKASTËR

Nga 21 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016, rezultojnë që 10 nga 21 praktika nuk janë hedhur në sistemin AKUnet. Për këtë arsye, kontrolli i cilësisë së inspektimeve nga ana jonë, është i pa mundur të kryhet për këto 10 praktika, DRAKU Gjirokastër ka dërguar email në datë 01.12.2016 për mos funksionim të skanerit

DRAKU VLORË

Nga 25 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016, rezultojnë që 5 nga 25 praktika nuk janë hedhur në sistemin AKUnet. Për këtë arsye, kontrolli i cilësisë së inspektimeve nga ana jonë, është i pa mundur të kryhet për këto 5 praktika.

DRAKU KUKËS

 Nga 16 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016, rezultojnë se nuk janë hedhur asnjë nga praktikat e përzgjedhura në sistemin AKUnet. Për këtë arsye, kontrolli i cilësisë së inspektimeve nga ana jonë, është i pa mundur të kryhet për këto 10 praktika, Me anë të një email-i të ardhur nga DRAKU Kukës me datë 22.12.2016 raportohet se për shkak të mos funksionimit të sistemit AKUnet në zyrat e DRAKU-Kukës nuk është bërë e mundur hedhja e praktikave të inspektimeve të kryera në muajt Nëntor 2016 dhe Dhjetor 2016.

DRAKU FIER

Nga 31 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016, për qarkun Fier u konstatua se të gjitha praktikat e inspektimeve janë hedhur në kohë në sistemin AKUnet.

Për sa më sipër, nga DRAKU Fier, me email të Drejtorit Rajonal z.Frederik Çuko, u informuam se: “Ju bëjmë me dije se në datën 17.10.2016 pajisja elektronike “Printer”, ka pësuar një dëmtim në funksionin e saj të proçesit të skanimit duke bërë të pamundur kryerjen e skanimeve të dekumentacionit të inspektimeve dhe hedhjen e tyre në sistemin AKU-NET për datat 17.10.2016, 21.10.2016, 24.10.2016 dhe në vazhdim.

Ju lutemi brenda mundësive Sektorit IT-së në D.P.AKU të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj problematike në mënyrë që në DRAKU Fier të rikthehet normaliteti dhe të vijojë normalisht produktivitet i punës nga ana e këtij institucioni.

DRAKU LEZHË

Nga 14 praktikat e inspektimit, për subjektet e përzgjedhura për muajt Nëntor 2016 – Dhjetor 2016, rezultojnë që 12 nga 14 praktika nuk janë hedhur në sistemin AKUnet. Për këtë arsye, kontrolli i cilësisë së inspektimeve nga ana jonë, është i pa mundur të kryhet për këto 12 praktika. Praktikat të cilat nuk janë hedhur ne sistemin AKUnet, DRAKU Lezhë ka njoftuar me e-mail për mos funksionim të skanerit.

Pra sa më sipër  nga të dhënat e vet sektorëve dhe DRAKUve rajonale  konstatohet se:

Ky system ka shfaqur probleme për gjatë vitit 2016 kohë në të cilën ishtë nën support dhe mirëmbajtje dhe për të cilën paguheshin dhe miratoheshin raporte nga AKU, e njëjta situatë ka vazhduar dhe përgjatë vitit 2017 kohë dhe për të ciln janë shpenzuar fonde buxhetore për mirëmbajtjen e tij sipas kontratave të cilësuara më sipër, deri sa në vitin 2018 është I abandonuar dh erralle herë përdoret për të dhëna historike nga Inspektorët kur është I mundur aksesi në system.gjithashtu nga ana e grupit të auditimit në prani të punonjësve të AKU-S u tentua të kishim akses në system dhe rezultoi se ishte totalisht jasht funksionit.

Ndërkohë sot, AKU kryen hedhjen online të inspektimeve me anë të seteve kompjuterike që kanë inspektorët, pranë Inspektoriatit Qëndror (IQ). Megjithëse ky vendim është marrë në bashkëpunim me Qeverinë, askush nuk ka menduar për afto 1 milion euro të Bashkimit Evropian si dhe milionat e lekëve mirëmbajtje, të dala nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

AlertNews.al / Qendra Alert

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here