Raport i përjavshëm shitjesh nga 19 në 25 Nëntor-Bie ritmi i shitjeve të Sedo

0
281

Raporti i Sedo përmban shitjet e domain-ve nga 19 Nëntori në 25 Nëntor

Nfc.com kryeson tabelën, me vlerë 68,200 EUR. Vijojnë 6 listime të tjera, po ashtu 5-shifrore (për vlerën në dollar). eking.com u shit për 28,000$, manal.com për 26,684$, kanso.com për 12,000$, skyorganics.com për 11,500$, thrivelabs.com për 11,000$, and reciclajes.com për vlerën e 9,000 EUR. Në listë hasen edhe disa domain 5-gërmësh, si: potex.com me 8,000 EUR, stema.com me 5,500 EUR dhe bifex.com kapi vlerën 3,900 EUR.  Në total, këtë javë ka 38 transaksione Sedo .COM me vlerë 2,000$ e sipër. Qartësisht, seksioni .com nuk ka performuar mirë në raport me 59 shitjet e ngjashme të javës së kaluar. Gjithsesi, ruan të njejtin volum shitjesh me dy javë më parë.

Në seksionin ccTLD, transaksioni më i lartë u kap nga kinship.co për 11,000$. Ndryshe nga herëte tjera, nuk ka shitje të mëdha në këtë pjesë të listës. kurier.de renditet i dyti, me vlerë 9,000 EUR, pastaj sisal.es me 8,000 EUR, dhe smarter.eu për 4,000 EUR.

Gjithsej, tabela e kësaj jave ka 15 shitje ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Nuk ka ndryshim të rëndësishëm nga një javë më parë, por rënie të konsiderushme në raport me 24 transaksionet e dy javëve pararendëse. Transaksionet renditen si në vijim: .DE janë 3 të listuara, .CO, .EU dhe .NL kanë nga 2 renditje secila. Ndërkohë, me vetëm një transaksion janë .AT, .CN, .CO.KR, .ES, .FR, dhe .IO.

Javën e shkuar, gTLD-të e reja e dominuan seksionin ‘Të tjerë’. Sakaq, kjo javë, karakterizohet nga kryesimi i .ORG dhe .NET, duke i lënë vetëm një hyrje gTLD-ve të reja. Ky seksion fillon me sto.org, në vlerën e kënaqshme prej 25,000$. Pasohet nga have.fun për 11,500$ dhe vtube.net për 9,999$. Dukshëm, tendenca për gTLD të reja nuk ishte afatgjatë. Tabela ka 7 transaksione, me vlerë mbi 2,000$, në seksionin ‘Të tjerë’. Po i njejti volum shitjesh sa në javën e kaluar dhe përafërsisht i ngjashëm me javën para saj.

Për ta përmbyllur, kjo javë e fundit e nëntorit nuk është ndër më të mirat e shitjeve të Sedo. Volumi i transaksioneve në tërësi është 60. nfc.com, eking.com, manal.com dhe sto.org kapën vlerat më të larta.

Raport i përjavshëm shitjesh nga 19 në 25 Nëntor-Bie ritmi i shitjeve të Sedo

Marrë nga IRegister.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here