Raport i përjavshëm i Sedo-Kush.com shitet për 500,000$!

0
404

Në raportin e fundit të shitjeve, Sedo ndërmori 82 transaksione me vlerë mbi 2,000$. Domain-i hit i javës, Kush.com, arriti vlerën 6-shifrore 500,000$, fal ndërmjetësimit të komisionerit specialist në Sedo, Dave Evanson.

Ky transaksion hyn në listën e 10 shitjeve më të mira .com, me katër-gërma, të pesë viteve të fundit dhe renditet i 12-i në shitjet totale për domain-et, të 2018-ës.

Në tërësi, afishohen 59 shitje .com në listën e kësaj jave. Transaksioni i dytë, më i madh .com renditet entertainment360.com për 25,000$, ndjekur nga uen.com për 17,600$, databased.com për 12,000$, schedulemaker.com për 11,995$, nedstar.com për 11,500$, flagged.com për 11,000$ dhe ohmyhome.com për 10,000$.

Sedo, udhëhoqi edhe shitjet 4-shifrore .com me ohoo.com për 7,500$, reservalo.com për 6,270$ dhe IcatOnline.com për 6,000$. Është, dukshëm, javë e mbarë për Sedo. Numërohen 21 transaksione, të këtij lloji, më shumë se volumi 38 transaksione i javës pararendëse.

Për ccTLD-të kryeson grillen.de (41,990 EUR). Renditet i dyti në listimin e përgjithshëm të javës, me vlerë të konsiderueshme. Më pas vijnë domain-et LL wc.de dhe td.de në vlerat respektive sold të 29,000EUR dhe 10,000 EUR.

Në vazhdim gjejmë 88.de (5,600 EUR) dhe coi.io (2,950$).

Transaksionet gjermane .de, të listuara 8 herë, vazhdojnë të dominojnë këtë seksion.

Në total, ka 16 transaksione ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Volum i pakënaqshëm përball 24 transaksioneve ccTLD të javës pararendëse.

Seksioni ‘Të tjerë’ shfaq rënie të lehtë nga java e kaluar. gTLD-të e reja, kryesojnë si në vlerë dhe në volum shitjesh. Të parët renditen spiritual.life me vlerë 9,750$ dhe brand.app për 5,000 EUR.

Ndiqen, në kategorinë gTLD-të e reja, , nga hide.online me 3,500$ dhe mojing.app për 2,000$. Ndërkaq, në listim janë edhe 3 domain .org. shitjet kryesohen nga Aud.org me vlerën 3,995$. Numri i përgjithshëm i shitjeve, për këtë javë, është 7 nga të cilat 2 u përkasin domain-ve .app.

Java e 12-19 Nëntorit, karakterizohet nga rritje e qartë, si në volum dhe në vlerë, në seksionin e .com. Sakaq, performanca e ccTLD-ve duket e dobët. Ndërkohë, gTLD-të e reja performojnë më mirë këtë javë. Në tërësi, ishtë javë pozitive për Sedo, veçanërisht prej suksesit të Dave Evanson.

Për të shqyrtuar raportin e plot të javës drejtohuni tek link-u:
https://www.thedomains.com/2018/11/20/sedo-weekly-sales-led-by-kush-com/

Marrë nga iregister.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here