Çdo ditë, qindra banorë të zonave periferike të Tiranës dhe qyteteve të tjera, mbushin tregjet dhe trotuatet e qyteteve, duke tregtuar qumështin e lopëve apo kafshëve tjera të të tyre. Madje, herë-herë trokasin edhe në dyert e apartamenteve, duke jua ofruar qytetarëve këtë produkt.
Ndërkohë, edhe numri i atyre që e blejnë këtë qumësht nuk është i vogël. Aq sa, tregtarët kthehen në shtëpitë e tyre pa asnjë liter të pashitur.

Qumesht, gjalp e produkte te tjera shtazore qe tregtohen ne rruge, ne menyre te pakontrolluar

Kryesisht amvisat, por edhe meshkujt, e blejnë këtë produkt, me idene që është është qumësht bio, qumësht fshati dhe është i mirë, por pa ditur rreziqet që mbart konsumimi i tij.
Në radhë të parë, ajo çfarë shikohet me sy të lirë, është shishja plastike ku shitet, origjina e të cilës nuk dihet…nga ka ardhur, kush e ka përdorur, është mbledhur në kazanë mbeturinash apo jo, si ka shkuar deri tek blegtori që e mbush me qumështin e kafshës së tij dhe e nxjerr në treg. Pa marrë parasysh as faktin se, kafsha ku është mjelur qumështi mund të jetë e sëmurë, pa menduar nëse kafsha është duke u mjekuar me antibiotikë, apo nëse në gjinjtë e saj janë injektuar antibiotikë të tjerë, për të qenë gjinjtë pa puçra. E aq më keq, ngarkesa e lartë mikrobiologjike dhe analizat somatike mbi nivetel e lejuara për konsum. Të gjitha këto problematika, në rastin e përdorimit të këtij profukti, i cili ka dhe përbërje të lartë uji, përcillen te konsumatori e aq më keq, te fëmijët e vegjël.

Lope duke u ushqyer ne kazanet e mbeturinave ne Tirane

Nga ana tjetër, prroblematikë është edhe fakti se ku ushqehen këto kafshë. Në fotot e siguruara nga AlertNews, duken lokë dhe dhi që ushqehen pranë kazanëve të mbeturinave, ndërsa ëumështi I tyre iu sërviret të nesërmen konsumatorëve të “dashuruar” me “produktet bio të fshatit”, pa menduar rrezikun që i kanoset.
Nr. 5, datë 25.03. 2011, të Ministrisë së Bujqësisë “Për kërkesat specifike të higjenës për stabilimentet e prodhimit, gruymbullimit dhe përpunimit të qumështit dhe produkteve me bazë qumështi”, për qumështin e papërpunuar të lopës: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme që në këtë rast është mngarkesa mikrobiologjike në 30°C, të jetë 100 000 për mililitër dhe përmbajtja e qelizave somatike (për ml), 400 000. Ndërsa për qumështin e papërpunuar të përftuar nga kafshë të tjera: Përmbajtja e mikroflorës së përgjithshme në 30°C (për ml) të jetë 1.500.000.
Por, në analizat e kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë, kampionët e qumështit të blerë në rrugë, të bëra më herët nga emisioni ALERT, si dhe nga të tjera emisiione televizive, rezultuan me ngarkesa mikrobiologjike dhe qeliza somatike, shumë herë më të larta sesa normat e lejuara.

Dhi qe ushqehen prane nje kazani mbeturinash ne Golem

Në të njëjtën situatë në vendin tonë tregtohen edhe produktet e qumështit, si gjalpi, djathi apo gjiza e deri te vezët. Në Tiranë e gjetkë, trotuaret janë jë mbushura me të produktet e quajtura, qumësh, vezë apo bulmet fshati. Në të gjitha rastet, konsumatori është i rrezikuar, ndërkohë që vezët mund të kenë prejardhje nga pula të sëmura, të tejmbushura më Fipronil. Fipronili është medikamenti që në komplekset e mbarështrimit të shpendëve përdoret masivisht për dezinfektimin e tyre nga pleshtat, morrat apo insekte të tjera. Por, kur përdoret në masa të caktuara, në kushte teknike të caktuara dhe pa zbatuar protokollin e duhur, atëherë mbetja (helmi) mund të kalojë te produkti, që në këtë rast është vezë.
Qumështi dhe nenproduktet e tij janë të shumtë. Ndërkohë qe rreziqet që vijnë nga këto produkte kur tregtohen në mënyra të pakontrolluara, mund t’i ndajmë në dy grupe: Ato që vijnë si pasojë e mbartjes nga kafsha dhe të shfaqura nga mungesa e kushteve higjenosanitare.
Dhjetra fermerë amatorë, mund të kenë kafshët e tyra të sëmura dhe që nuk kanë kulturën e duhur të trajtojnë kafshën me profilaksinë e duhur, apo me vaksina, të cilat krijojnë mbrojtjen e duhur të kafshës. Ndërkohë që këtyre kafshëve, qumështi i të cilave na serviret në bidonë apo produktete bylmeti në trotuaret e qyteteve, iu mungon kontrolli periodik nga Tuberkulozi e Bruceloza, të cilat janë të shpeshta e të pranishme në blegtorinë shqipetare, sidomos atë në kushte ekstensive (kullotë). Nëse nënproduktet e qumeshtit nuk i nënshtrohen trajtimeve termike, si pasterizim, i cili është praktike unike në të gjithë botën, atëherë ato paraqesin rrezik për konsumatorin.
Te tjera rreziqe që vijnë nga nënproduktet e qumështit janë, ngarkesat bakterjale, të cilat shpesh janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorve ai B.Coli, Salmonela, Staphylococus.
Ndërkohë, qumeshti edhe nenproduktet jane një terren ideal për zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në trupin e njeriut, mjafton disa minuta që të zhvillohen këto bakterie, të cilat janë të pranishme në duart e mjelseve, në enët e pasterelizuara, në ambalazhet plastike, te cilat gjejnë kushte ideale duke krijuar toksina të fuqisheme që shoqërohen me diare dhe intoksikacjone të fuqishme. Shpeshherë, kafshët të cilat mbarshtrohen afër zonave te banuara ushqehen prane kanaleve, të cilat janë banore të përhershme të shumë bakterieve paraziteve dhe viruseve, të cilat bashkë me kulloten e përditeshme marrin edhe këto ngarkesa të demshme, shto këtu edhe mbetjet kimike, si detergjentë të shumtë, që me pas kthehen në një vrasës të heshtur për organizmin e çdo gjallese.
Ndërkaq, çdo shpend i cili kullot në kullota të lira afer shtëpive që jane te predispozuara të pine ujë në shkarkimet e shtepive dhe nga ujrat e lavatriceve ku akoma, ne fshatrat shqipetare nuk ka një kulturë, e cila disiplinon derdhje ujit të larjeve, ështe i ngarkuar me mbetje kimike dhe si pasoje edhe produkti veze apo mish. Pa harruar të themi se, në shumë raste, shishet e qumështit mblidhen nga fshatarët në kazanët e plehrave, apo kur vezët, qumështi, bulmeti etij, qëndrojnë për orë të tëra në rrugë, nën ndikimin e agjentëve atmosferik, temperaturave të larta apo rrezeve të diellit.
I kontaktuar për këto problematika nga AlertNews.al, eksperti i sigurisë ushqimore Enriko Ceko thotë se, “nuk ka cilësi dhe siguri ushqimore, nëse tregtohen bulmetrat jashtë kushteve elementare të tregtimit dhe higjienës”.

Enriko Ceko, ekspert i sigurise ushqimore

“Nuk ka asnjë garanci që produkti nuk ka ngarkesë infektive (bakterie e viruse) dhe nuk ka garanci që kafshët e shpendët nga vijnë këto produkte janë të pastra nga semundjet dhe dëmtuesit. Gjithashtu, nuk ka garanci që kafshët dhe shpendët mbarështrohen sipas standardeve dhe praktikave me te mira”, thotë Ceko, duke paralajmëruar konsumatorin se, konsumimi i këtyre produkteve të tregtuara e blear në rrugë e pa asnjë kontroll në të gjithë zinxhirin e tyre, janë kërcënim për shëndetin dhe jetën”.
“Nuk ka garanci që, edhe nëse kafshet e shpendet janë të paster nga problemet shëndetësore dhe produktet të jenë cilesore, sepse produktet mund te kontaminohen gjate transportit, si dhe në vendin ku këta persona tregtojnë. Mjafton vetem pluhuri i rrugës që produktet të marrin në siperfaqe qindra mijëra bakterie e viruse të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Këto janë shpesh rreziqe që dalin në pah pas pesë ose dhjetë vitesh, kryesisht me renien e imunitetit të organizmit të qytetarëve dhe me pak me semundje akute, vijon Ceko. Rastet e epidemive të gripit etj., shumëfishohen në efektin e tyre edhe nga kjo mënyrë tregtimi e këtyre produkteve, ndërsa shtimi i numrit të të semurëve me sëmundje të aparatit tretës, rrugëve të poshteme urinare e dhimbjet e forta të kokës, shpesh janë si rezultat i infektimit me E.Coli dhe Listeria nga prodktet e kësaj natyre të tregtuara në mënyre të gabuar”.

Galeri: Veze, qumesht e produkte bulmeti, qe tregtohet çdo dite ne rruget e Tiranes dhe qyteteve tjera

AlertNews.al – Enkeleda Muka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here