Protestat e fermerëve, rimbursim me 10 lekë për çdo litër qumësht

0
86

Rimbursim me 10 lekë për litër qumështi për fermerët, pa limit apo kusht numrin e krerëve që mbarështon. Ky është njoftimi i bërë publik nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, pas reagimeve e protestave të fermerëve, në lidhje me Ligjin e ri për TVSH-në.

Ministri Çuçi gjatë konferences për shtyp

“Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht. Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur. Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend”, tha ministri Çuçi.

Blegrotët e Lushnjës, por edhe fermerë që merren me kultivimin e perimeve, kanë zhvilluar disa protesta ndaj uljes së TVSH-së në 6% nga 20%. Sipas tyre, kjo ulje i detyron që të ulin çmimet e produkteve të tyre, në një kohë kur konkurrenca nga importet është e lartë.

“Vendimi i sotëm vjen në kohën e duhur dhe është dukshëm më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH-së 20%”, theksoi Çuçi.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here