Protesta kundër ndryshimit të TVSH-së, rrugët mbulohen nga qumështi e perimet. Ankohen dhe eksportuesit

0
172

Fermerët e kanë protestuar sërish sot në Lushnjë, kundër Ligjit të ri për TVSH-në. Por, krahas tyre, siç ishte paraljëruar, në protestë ishin edhe faktorët tjerë të zinxhirit ushqimore, si grumbullues dhe përpunues. Siç dhe është njoftuar nëpërmjet një e-maili zyrtar nga AFI (Albania Food Industry), kauza e fermerëve, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.

“Jemi të falimentuar nëse kjo situatë do të vazhdojë”, thanë disa prej tyre prej fermerëve që kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Financave për skemën e re të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Në rrethrrotullimin e Savrës, ata bllokuan rrugën dhe hodhën sot produkte blegtorale e bujqësore.

Ndërkohë, siç raporton Top-Channel, fermerët shprehen se, skema e re e TVSH-së dhe ajo e subvencionimt e ka dëmtuar atë ekonomikisht. Këtë vit janë përjashtuar nga skema e financimit pothuajse të gjitha kulturat bujqësore që mbështesin prodhimin e drejtpërdrejtë në ferma të tilla si mbjellja e pemëve frutore dhe vreshtave, mbjellja e perimeve në serra, prodhimet bujqësore bio si dhe kultivimi i bimëve aromatike-mjeksore.

“Do të shtoja sipërfaqen e shalqinit, do të shtohej eksporti, do të rritej numri i punëtorëve që do të punonin këtu”, tregon Xhelal Dervishi.

Norma e kompesimit për prodhuesit bujqësorë nga 20 në 6% ka shkaktuar pakënaqësi nga fermeri e deri tek ekportuesi. Eksportuesi Ardian Citozi thotë: “Të vesh TVSH-në 6% dhe nga ana tjetër ne tregtarët me njëri-tjetrin e kemi 20% kjo nuk është logjikë. Unë jam një tragtar që punoj në fushën e bujqësisë, nëse unë do të ngarkoj një ngarkesë me mollë nga Korca. Tani pika e grumbullimit e blenë me 6% (mollën) nëse ai ma shet mua brënda përbrënda Shqipërisë do ma shesi me 20% . Atëherë përse duhet që këtë 14% ta avancoj përpara? Do thuash ti shteti ma rimburson mua, po ma rimburson dhe pse duhet të financoj unë 14% në një kohë qe në luajmë për 5% fitim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here