TIRANE-Nesër në orën 10:00 zhvillohet workshop-i për njohuritë e bujqësisë shqiptare dhe sistemi inovativ “Akis” në kuadër të projektit IPESA. Qëllimi kryesor i seminarit është të identifikojë dhe të vendosë se si aktorët e AKIS në Shqipëri duhet të marrin pjesë në përçimin e njohurive, praktikave të mira dhe informimit të fermerëve, cilat metoda duhet të përdoren për të siguruar përthithjen dhe zbatimin e informacioneve që u përçohen fermerëve.

Në proçesin e sipërpërmendur, pjesë e workshop-it do të jenë organizata të ndryshme. Ato do të hartëzojnë dhe përcaktojnë aktivitetet e ardhshme. Organizatat do të diskutojnë për ndarjen e detyrave midis tyre më pas do të prezantohen konkluzionet.

Pjesë e takimit dhe diskutimeve do të jenë; Dhimitraq Kote, zëvëndësministër  i Buqësisë Ushqimit dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Bujqësore, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Pjerin Shoshi drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Morten Sejersen drejtues i projektit IPESA dhe Hrvoje Horvat ekspert i projektit IPESA. Aktiviteti do të zhvillohet në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhoma e konferencave nr. 306, kati i tretë.

|
Aktiviteti 

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here