Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania për Tregjet e Kafshëve, Bashkia Pogradec: Përcaktojmë vendin për të riun, investitorët të sjellin projekte e propozime

0
122

Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetutr nga Lëviz Albania, vazhdon të japë efekte, edhe përse është përfunduar afro 10 muaj më parë. Projekti kishte për qëllim monitorimin e tregjeve në fjalë dhe sensibilizimin e pushtetit vendor, siç e parashikon dhe “Ligji për Shërbimin Veterinar”, me qëllim që pushteti vendor të ndërhyjë për përmirësimin e kushteve në këto tregje, direct apo duke i detyruar subjektet që kanë lidhur kontrata me të dhe administrijnë këto tregje. Si rezultat i projektit 9-mujor, rreth 174 publikimeve në media për situatën, organizimi i një emisioni televiziv dhe i një dokumentari, disa prej bashkive apo administratorëve reaguan. Pjesë e projektit ishin 10 tregje, nga Shkodra në Vlorë e Korçë dhe bashkitë mbyllën 6 të tilla; Çerravën në Pogradec, atë të Cerrikut, Librazhdit, Gramshit, Peqinit dhe të Proptishtit në Mokër. Ndërkaq, nisën investimet, për herë të parë pas 28 vjetësh në tregun e Rrogozhinës, në atë të Shelqetit (Bushat) dhe Bashkia e Shërbimi Veterinar në Vlorë, morën masa për kontrollon më rigoroz të hyrje-daljeve të kafshëve në tregun e Mifolit.

Njoftimi i fundit i Bashkise Pogradec

Megjithëse me situatë paksa më problematike, pasi ishte në tokë private dhe me administrator pronarët e tokës, tregu i Çërravës në Pogradec juridikisht u mbyll, por ilegalisht vazhdoi funksionimim pak kohë më pas, ndërkohë që bashkia thuajse e kishte të pamundur menaxhimin e tyre. Megjithtëse pronërev iu lanë detyra për plotësimin e kushteve, ato nuk u plotësuan. Në këto kushte, stafi i ri i Bashkisë Pogradec, duket se e ka nisur punën me ndryshimin e situatës dhe që nga e enjntja e ardhshme, askush s’do të lejohet të tregtojë aty.

Bashkia Pogradec ka njoftuar së fundmi se, “në bazë të kontrolleve të ushtruara nga Agjensia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan, është konstatuar se tregu i kafshëve të gjalla në Çerravë, nuk plotëson kushtet minimale për funksionimin dhe shitjen e kafshëve të gjalla. Si pasojë, kjo agjensi me vendimin përfundimtar të inspektimit datë 15. 11. 2018, numër 00183 ka vendosur dënimin administrativ kryesor ‘Mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në Çerravë’”.

Ndërkohë, Bashkia Pogradec njoftoj edhe krijimin e kushteve për subjekte të ndryshmë, që të bashkëpunojnë e përcaktojnë vendin ku mund të jetë një tjetër treg, si dhe të investohet e plotësohën kushtet për një treg kafshësh.

“Për sa më sipër bashkia Pogradec, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në kuadër të transparencës me publikun njofton: Të gjithë banorët e bashkisë Pogradec, personat fizikë dhe jurdikë, që të paraqiten pranë bashkisë Pogradec, që të bëjnë propozime konkrete, për venien në dispozicion të pasurive që kanë në pronësi ose administrim, në menyrë që të percaktohet vendndodhja e tregut për kafshët e gjalla në territorin e bashkisë Pogradec”.

Linku i nje prej publikimeve per tregun e Çerravesh, ne kuader te projektit te mbeshtetur nga Leviz Albania

Çerrava dhe Voskopi, “mina me sahat” e sigurisë ushqimore. Bashkia e Drejtoria e Bujqësisë, të dorëzuara përballë situatës së 2 tregjeve të kafshëve

Qendra ALERT – AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here