Profesori i Mjeksisë Veterinare, Kristaq Berxholi denoncon nisjen e tregtimit të pulave në rrugët e Tiranës

0
506

Profesori i Mjeksisë Veterinare, Kristaq Berxholi, ka denoncuar në profilin e tij në Facebook, nisjet e shitjes së pulave në mes të rrugës. Në rubrikën e tij, “hapu dhe të futemi”, Profesor Berxholi vazhdon të denoncojë fenomene që cënojnë sigurinë ushqimore, shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Së fundmi, ai ka denocnuar me foto dhe tekst shitjen fillimin e tregtimit të pulave në rrugë.

“Nuk ka ndryshuar gje…ne Tirane. Shitja e qumeshtit me bidona vazhdon. Filloi shitja e pulave rruges”, shkruan professor Berxholi në faqen tij.

Fenomeni i shitjes së qumështit “të fshatarëve” në rrugë, duke cënuar rëndë sigurinë ushqimore, është problem i vazhdueshëm dhe që ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Ndërsa historia e tregtimit të pulave, të cilat nuk dihet nga vijnë, kush i ka rritur, ushqimi i tyre, helmet që mund të jenë përdorur mbi to për morra apo pleshta janë shqetësim që përseritet çdo pragfeste. Të gjitha këto, bëjnë që çdo blerës i këtyre pulave të rrezikojë familjen e vet. Ndërsa Policia Bashkiake apo inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme.

AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here