Prof. Dr. Kapllan Sulaj: Kushtet e papërshtatshme shumfishojnë bakteret, shkaktojnë Salmonelozën

0
169

Prof. Dr. Kapllan Sulaj i ftuar në emisionin “Alert” në News24 foli për efektet që shkaktohen në organizëm nga konsumimi i mishit dhe produkteve të tij, në kushte të papërshtatshme. Sulaj tha se mishi ka një ngarkesë bakteriale normale, ku në kushtet e ftohjes frenohet.  Ai tha se mishi i freskët ruhet 2-3 ditë, ndërsa nënproduktet e tij ruhen edhe më gjatë, ku afatet e skadencës i referohen produktit, kushteve të ruajtjes. Përsa i përket mbrojtjes, Sulaj tha se konsumatori është më i mbrojtur me nënproduktet e mishit.

“Për shkak të kushteve të ruajtjes, në temperaturë të rritur bakteri në mish mund të shumfishohet. Nga mishi vjen një mori infeksionesh, si Salmoneloza nga mishi i shpendëve, gjedhit por edhe derrit. Produktet e përpunuara të mishit, si sallamet janë më të mbrojtura pasi kanë kaluar një fazë fermetimi edhe adetivët ulin ngarkesën bakteriale.

Në lidhje me gjobat, Prof. Dr. Kapllan Sulaj tha se ka një kapërcim të kompetencave të Inspektoriatëve të kontrollit të ushqimit. Ai tha se nuk kanë atribut për të vënë gjoba 20 milionë lekë, vetëm në rast kur kërcënohet siguria ushqimore. Sulaj shtoi më tej se kontaminimi i ushqimeve kur nuk zbatohet procedura higjieno-sanitare është risku i madh.

Emisioni Alert transmetohet çdo të merkurë ne ekranin e News24.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here