Prof. Dr. Kapllan Sulaj: Frigoriferët e hapur të tejmbushur, zgjidhje dhomat e ftohjes

0
95

Prof. Dr. Kapllan Sulaj i Univeristetit Bujqësor të Tiranës i ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj foli për temperaturat e duhura të ruajtjes së mishin dhe nënprodukteve të tij. Ai tha se mishi është produkt delikat që kërkon kushte të mira të ruajtjes, pasi mund të prishet më lehtë. “Sipas standarteve që përcakton BE, thuhet se mishi ruhet në ambientet e ftohjes në periudhë të shkurtër dhe të ngrirjes. Etiketa duhet të ketë përputhshmëri sipas standartit, nëse themi 0 gradë i afrohemi kushteve të ngrirjes” -tha Sulaj.

Përsa i përket nënprodukteve të mishit në supermarkete, Sulaj tha se kemi kushte të mira të ruajtjes, por problemi qëndron në anën e menaxhimit të infrastrukturës brenda marketeve. “Frigoriferët e hapur janë të tejmbushur, nënproduktet e mishit nuk e arrijnë temperaturën, pajisjet mund të jenë të vjetëruara, të pastandartizuara. Zgjidhja më e mirë janë dhomat e ftohjes, më e lehtë për të ruajtur produktin, i cili nuk duhet të mbingarkohet” –u shpreh Sulaj.

Emisioni Alert transmetohet çdo të merkurë ne ekranin e News24.

Qendra Alert / AlertNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here