Produktet e viçit ndoten nga bakteri E. coli, autoritetet lëshojnë alarmin e shëndetit publik, kompania tërhiqet nga tregu

0
150

USDA lëshon alarmin e shëndetit publik për produktet e viçit “Ryding-Regent”. Shërbimi i Sigurisë dhe Inspektimit të Ushqimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA (FSIS) ka lëshuar një paralajmërim shëndetësor publik për produkte të papërpunuara të viçit, të importuara nga Ontario, Kanada, për shkak të ndotjes me infeksionin E. coli.

Agjensia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit (CFIA) është duke zhvilluar një hetim të sigurisë ushqimore dhe ka theksuar që produktet e caktuara të prodhuara nga kompania “Ryding-Regent” përmban bakterin E. coli. Ndërsa Kanada është autoriteti tërheqës, FSIS është duke e forcuar tërheqjen përmes alarmit të saj për shëndetin publik.

Agjensia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit CFIA njoftoi FSIS që disa dërgesa të viçit të ndotura janë eksportuar në SHBA. Kompanitë e ShBA që prodhuan këto produkte të papërpunuara viçi, jo të paprekura kanë marrë njoftimin për tërheqjen nga “Ryding-Regence” dhe FSIS ka konfirmuar që ata janë duke ndjekur udhëzimet e dhëna për produktet e prekura nga klientët e tyre.

Sidoqoftë, konsumatorët me pakicë mund të mos kenë marrë një njoftim të tillë.

Produktet janë identifikuar dhe shpërndarë institucioneve dhe shitësve me pakicë në Connecticut, Illinois, Maine, Massachusetts, Neë Hampshire, New Jersey, New York, Pennsylvania, Rhode Island dhe Vermont:

FSIS është e shqetësuar se disa produkte mund të jenë në ngrirje në frigoriferët e institucioneve dhe konsumatorëve. Institucionet që i kanë këto produkte u kërkohet të mos i shërbejnë ato dhe konsumatorëve që kanë blerë këto produkte u kërkohet të mos i konsumojnë ato. Këto produkte duhet të hidhen ose të kthehen në vendin e blerjes.

E. coli është një bakter që mund të shkaktojë diarre të përgjakshme, dehidrim dhe në rastet më të rënda, dështimin e veshkave. Të rinjtë, të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar janë më të ndjeshmit ndaj këtij infeksioni.

FSIS këshillon të gjithë konsumatorët që produktet e mishit të viçit t’i gatuajnë në një temperaturë të lartë për vrasjen e baktereve të dëmshme, ku mund të përdorin edhe një termometer ushqimor që mat temperaturën e brendshme.

Marrë nga FoodSafetyNews

USDA issues public health alert for Ryding-Regency raw beef products

 

Qendra Alert / AlertNews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here