Pr.buxheti 2020, prioritet i Bujqësisë: Mbështetja e fermerëve dhe siguria ushqimore

0
125

Në projektbuxhetin e vitit 2020, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural përcaktoi një sërë prioritetesh, me qëllim rritjen e prodhimit vendas dhe mbështetjen e fermerëve.

Në projektbuxhetin 2020, në listën e prioriteteve renditen, rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga skema e mbështetjes financiare, rehabilitimi i veprave mbrojtëse nga përmbytjet, rritja e numrit të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim, forcimi i kontrollit të sigurisë ushqimore e veterinare në vend, ulja e numrit të bizneseve të mbyllura për mosplotësimin e kushteve të sigurisë ushqimore etj.

Prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2020-2022, janë:

-Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas;

-Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë;

-Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin;

-Mbështjetje për agroindustrinë;

-Mbështjetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;

-Rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese

-Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët.

-Zhvillimin i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore  dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here