Përplasje opinionesh për depozitat e gazit në karburante, Goxhaj: S’kanë rrezik. Nako Petro: Shkelje e rëndë

0
47

Në lidhje me depozitat e gazit në karburante, Shkëlqim Goxhaj tha se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se punonjësit e karburantit duhet të jenë të trajnuar.

“Kur punonjësit e karburantit janë të trajnuar nuk ka probleme edhe nëse ka rrjedhje gazi. Në rastin e Kombinatit ishte aksidentale, pasi drejtuesi i motorit përplasi depozitën e gazit. Punonjësi ishte i vëmendshëm, pasi lajmëroi zjarrfikësen e zonës dhe paralelisht bëri edhe bllokimin e rrugës”-theksoi Goxhaj.

Nga ana tjetër, Petro i cilësoi të rrezikshme depozitat e gazit në karburante dhe shkelje të rënde mbushjen e  bombolave në karburante.

“Depozitat e gazit në karburante janë të rrezikshme, autogazet janë të ekspozuara në diell, shi. Kemi 600 mijë bombola, ku 60% e tyre janë futur para vitit 2005. Bombolat e përdoruara duhet të ushtrojnë kontroll periodik një herë në 5 vite.

Mbushja e bombolave në karburante përbën shkelje, që gjobitet me 5-7 milionë lekë.

“Një bombol që furnizohet në një stacion karburanti është e pakontrolluar, e pakolauduar. Kur hynë për herë të parë kontrollohen pas 10 vitesh, nëse s’bëhet kontroll periodik, rreziqet janë evidente. Instalimi i bombolës, duhet të bëhet në një vend të përshtatshëm, vend që të ketë ajrosje dhe se impianti duhet të bëhet nga njerëz të kualifikuar”-tha Nako Petro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here