Perimet me hormone, AKU del nga zyrat. Ja çfarë ka konstatuar kontrolli në terren…

0
310

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet ne terren per perimet me ngarkese hormonesh e pesticidesh, pas rasteve te denoncuara ne media. Sipas nje njoftimi te zyres per shtyp te AKU, jane marre kampione me shume pika grumbullimi dhe njesi te te njejtes fushe.

Ja njoftimi i AKU:

Me datë 27 dhe me 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore ndërmori aksionet në terren duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.
Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave, është koordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Z. Sefer Sefa.
Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.
Gjate këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit.
Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së edhe në këto dite pushimi dhe festash vijon të jetë në shërbim për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatoret e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve.
AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.

Alertnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here