Përhapja e listerisë u merr jetën 3 personave në Spanjë dhe infekton mbi 200 të tjerë, 38 prej tyre gra shtatzëna, bllokohet kompania “Magrudis”

0
92

Më shumë se 220 njerëz sëmurë dhe tre kanë vdekur si pasojë e përhapjes së listerozës në Spanjë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). Nga 7 korriku deri më 13 shtator, 222 raste të konfirmuara janë raportuar në pesë rajone të Spanjës: 214 pacientë në Andaluzi, 4 në Aragon dhe pjesa tjetër në Castilla y Leon dhe Madrid. Një total prej 66 rastesh të mundshme dhe 80 të dyshuara janë nën hetim në Aragón, Ishujt Kanarie, Castilla y León, Castilla La Mancha, Cataluña, Valencia, Extremeadura, Madridi dhe Melilla, sipas autoriteteve spanjolle.

OBSH rekomandoi kufizime të udhëtimit ose tregtisë në këto zona, pasi mund të infektohen nga listeria. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) po monitoron gjithashtu rastin. Rastet janë raportuar edhe nga autoritetet spanjolle pranë Organizatës Botërore të Shëndetit, përmes Rrjetit Ndërkombëtar të Autoriteteve të Sigurisë së Ushqimit (INFOSAN), që prej 20 gushtit. Tre ditë më vonë, një paralajmërim për sigurinë ushqimore nga autoritetet spanjolle këshilloi konsumatorët që të shmangnin çdo produkt të shitur nën markën “Magrudis”. Franca njoftoi një rast të dyshuar të një qytetari të Mbretërisë së Bashkuar që po udhëtonte për në Andaluzi. Mediat spanjolle raportuan infeksione në Gjermani, por autoritetet në Spanjë thanë se ende nuk ka asnjë person nga Gjermania që të jetë infektuar.

Vetëm tre raste të listerozës janë regjistruar me datë konsumi pas 17 gushtit, por të gjithë ata e kanë blerë produktin para alarmit të ushqimit. Periudha maksimale e inkubacionit në përhapje është 30 ditë, por listeroza mund të ketë një periudhë inkubacioni deri në 70 ditë. 57% e të sëmurëve janë femra, përfshirë 38 gra shtatzëna dhe 24 % janë meshkuj mbi 65 vjeç. Tre vdekje janë raportuar në dy persona mbi 70 vjeç dhe një person 90 vjeç të cilët ishin të sëmurë nga listeroza. Gjashtë gra kishin aborte të lidhura me përhapjen e këtij infeksioni.

“Pritet që të shtohen rastet e personave të prekur nga listeroza, pasi popullariteti i kësaj marke të mishit ka bërë që të shërbehet në shumë restorante. “-thanë zyrtarët e OBSH. “Për më tepër, duke pasur parasysh numrin e madh të turistëve në Spanjë, dhe Andaluzi, veçanërisht gjatë muajve të verës, udhëtarët ndërkombëtarë mund të jenë ekspozuar ndërsa produkti ishte në treg, megjithëse rreziku për ndonjë përhapje të sëmundjes ndërkombëtare është i ulët duke pasur parasysh që produktet janë tërhequr dhe nuk janë eksportuar jashtë Spanjës.”

Marrë nga foodsafetynews.com

AlertNews.al / Qendra ALERT

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here